MATURIA NË DËGJUESHMËRI
All-llahu i Lartmadhërishëm thotë.
“Ta Ha. Nuk ta shpallëm Kur’anin për të të munduar.”
(Tâ Hâ, 1-2)
dhe thotë:
.”.. All-llahu ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi.”
(el-Bekare, 185)
Hadithi 146
Nga Aishja r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. hyri në dho-mën e saj, ku gjendej një grua, dhe i tha: “Kush është kjo?” Tha: “Kjo është filan gruaja, e kryen me kujdes namazin e saj.” (Pej¬gam-beri) Tha: “Mos e obligoni veten se nuk keni mundësi, se pasha All-llahun, Ai nuk mërzitet derisa të mos ju mërzitë juve së tepruarit. All-llahu më së shumti e do devotshmërinë e përher¬shme tek ai që e kryen.”
(Muttefekun alejhi)
“All-llahu nuk do t’i ndërprejë thevabet e Tij dhe shpër¬bli¬min për veprat tuaja dhe nuk do të mërzitet për këtë, siç ndodh kjo me krijesat, përderisa ju të mos mërziteni e ta ndërpritni iba-detin. Andaj është e domosdoshme që prej ibadeteve vull¬netare të merrni vetëm ato që mund t’i kryeni vazhdimisht e pa ndërprerje, në mënyrë që edhe shpërblimi i All-llahut mbi ju të rrjedhë pandëprerë.”
Hadithi 147
Transmetohet nga Enesi r.a.: “Tre njerëz prej të afërmve erdhën në shtëpitë e grave të Pejgamberit s.a.v.s. dhe pye¬tën për ibadetin e Pejgamberit s.a.v.s. e pasi morën përgjigje, atyre iu duk se kjo është pak dhe thanë: “Ku jemi ne e ku është Pej¬gamberi s.a.v.s.? All-llahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëpar¬shme dhe ato të ardhshmet.” Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjithnjë tërë natën do të falem.” I dyti tha: “Unë vazh¬dimisht do të agjëroj.” I treti tha: “Unë do të izolohem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem.” Kur vjen i Dërguari i All-llahut s.a.¬v.s. u thotë: “A jeni ju që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha All-llahun, unë jam më i frikësuari dhe më i devotshmi ndaj All-llahut sesa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Suneti im, ai nuk më përket mua.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 148
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë-në: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur stërholluesit e tekanjo¬zët” (Ata të cilët ve¬tes dhe të tjerëve ua vështirësojnë punët dhe iba¬¬de¬tet aty ku nuk duhet) Këtë e tha tri herë.
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 149
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shte¬sa), ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje norm-ale). An¬daj drejtohuni, afro¬huni (njëri me tjetrin), bëhuni të gëzu-ar, shfry¬tëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkës (shfrytëzoni lehtësimet fetare në ibadete).”
(Transmeton Buhariu)
Sipas një transmetimi të Buhariut, ky hadith përfundon kësh¬tu: “Drejtohuni nga njëri-tjetri, afrohuni, gdhihuni herët e rrini vonë dhe shfrytëzoni lehtësimet e tjera. Bëhuni të matur, bë¬huni të matur e do t’ia arrini qëllimit.” Kuptimi i përgjith¬shëm i hadithit është: “Vetveten ndihmojeni në kryerjen e ibade¬teve të All-llahut në mënyrë që ato t’i kryeni në çastet e komoditetit dhe disponimit, në mënyrë që t’u jenë të këndshme e jo të rënda e të mërzitshme, që t’ia arrini qëllimit. Në fe bëhuni racionalë, t’i arri¬ni qëllimet me sa më pak mundime e lodhje, njësoi si në punët e kësaj bote.”
Hadithi 150
Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pejgamberi s.a.¬v.s. ka hyrë në xhami, kurse aty ishte një litar i zgjatur në mes dy shtyllave të xhamisë. (Pejgamberi) Tha: “Ç’është ky litar këtu?” (Të pranishmit) Thanë: “Ky litar është i Zejnebes r.a. (njëra nga bashkë¬shortet e alejhisselamit), kur përgjumet gjatë namazit, ajo mba¬het tek ai.” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Zgjidheni, secili prej jush le të falet me disponim, e kur të përgjumet, le të bjerë e të flejë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 151
Nga Aishja r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur dikush prej jush kotet gjatë namazit (nafile), le të flejë gjersa t’i kalojë gjumi. Sepse nëse dikush duke u falur kotet, ai nuk e di nga kthehet dhe çka bën, andaj në vend që të kërkojë falje (istigfar), ai e qorton vetveten (pa vetëdije).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 153
Transmetohet nga Ebu Xhuhajfe Vehb ibn Abdull-llah r.a., i cili ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. e vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdâ-në r.a. Një ditë Selmani i shkoi për vizitë Ebu Derda-së dhe kur e sheh nënën e Derdasë të veshur thjesht i thotë: “Ç’është puna jo¬te?” (Ajo) Tha: “Vëllai yt, Ebu Derda nuk ka dëshirë për gjërat e kësaj bote.” Pastaj vjen Ebu Derda, i përgatit ushqim vëllait të vet dhe i thotë: “Ti ha, kurse unë jam duke agjëruar.” (Selmani) Tha: “Unë nuk do të ha derisa edhe ti të hash me mua.” Kur erdhi nata, Ebu Derda u ngrit për të falur namaz (nafile), kurse Selmani i tha: “Bjer dhe fli.” Ebu Derda ra të flejë, pastaj së shpejti u zgjua të fa¬let. Selmani prapë thotë: “Bjer dhe fli!” Kur nata ishte në përfun¬dim Selmani i tha Ebu Derdasë: “Tash zgjohu!” Pasi e falën saba¬hun, Selmani i thotë vëllait të vet: “Ti vërtet ke detyra ndaj Kri¬jue¬sit tënd, ke detyra ndaj vetvetes dhe ke detyra edhe ndaj familjes tënde. Jepja dhe plotësoja secilit të drejtën e tij.” Pastaj shkon te Pejgamberi s.a.v.s. dhe ia rrëfen ngjarjen. Pejgamberi s.a.v.s. tho¬të: “Selmani ka thënë (dhe vepruar) të drejtën.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 155
Transmetohet nga Ebu Rib’ij Handhale ibn Rebi’ el-Usejdijji, një nga shkruesit e të Dërguarit s.a.v.s. të ketë thënë: “Më takoi Ebu Bekri r.a. dhe më tha: “Si je, o Handhale?” I thashë: “Handhale ka bërë hipokrizi!” (Ebu Bekri) Tha: “Subhanall-llah (Lavdi i qoftë All-llahut), çfarë po flet?” Unë i thashë: “Ne shkojmë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i cili na flet për Xhenetin dhe Xhehenemin aq qartë, si t’i shihnim me sytë tanë, ndërsa kur dalim nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ne jepemi pas dëfrimit me gratë, me fëmijët dhe gjëra të tjera dhe harrojmë shumicën nga ajo që dëgjuam.” Ebu Bekri r.a. tha: “Pasha All-llahun, edhe ne veprojmë ashtu!” Pastaj unë dhe Ebu Bekri u nisëm derisa erdhëm tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur unë i thashë: “Ka bërë hipokrizi Handhale, o i Dërguari i All-llahut!” I Dërguari s.a.v.s. tha: “Ç’është ajo?” I thashë: “O i Dër¬guari i All-llahut ne ishim te ti dhe ti na e tërhoqe vërejtjen me Xhehenem dhe Xhenet aq qartë, sikur t’i shihnim me sytë tanë, por kur kemi dalë prej teje, ne e kemi vazhduar dëfrimin me gratë, fëmijët dhe gjërat e tjera të kësaj bote, saqë kemi harruar shumë nga ato që i kemi dëgjuar prej teje.” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Pasha Atë që e zotëron shpirtin tim, sikur të ishit të për¬her¬shëm - ashtu siç ishit tek unë, dhe sikur ta për¬kuj¬toni vazhdimisht këtë, juve do t’ju përqafonin dhe do t’jua kapnin duart engjëjt në shtratin tuaj dhe në rrugët tuaja, mirëpo o Handhale, orë pas ore!” Këtë e përsëriti tri here.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 156
Nga Ibni Abbasi r.a. transmetohet se ka thënë: “Derisa Pejgam-beri s.a.v.s. na mbante hutbe, një njeri qëndronte (në këmbë), andaj (alejhisselami) pyeti për të dhe (të pranishmit) i thanë: “Babai i Israilit është zotuar se do të qëndrojë në diell e nuk do të ulet, as nuk do të strehohet nën hije, as nuk do të flasë, vetëm do të agjërojë.” Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Urdhërojeni të fla¬së, të strehohet nën hije, të ulet dhe ta plotësojë agjërimin e tij.”
(Transmeton Buhariu)