9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
10. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
11. Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!" (el xhumah 9-12)
Ebu HurejrA r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pesë na-ma¬zet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan e shlyejnë çdo gjë në mes tyre, nëse shmangen gabimet e mëdha.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1163
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka mbajtur fjalim (hutbe) një ditë të xhuma dhe në të ka thënë: “Në këtë ditë gjendet një moment (orë), nëse ai përputhet me një rob musliman duke u fa-lur dhe ai kërkon diçka prej All-llahut, me të vërtetë ai do ta arri¬jë atë.” Pejgamberi s.a.v.s. dha shenjë me dorën e vet se janë pakë ata të cilët e shfrytëzojnë këtë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1164
Ebu Burde ibni Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë se Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma ka thënë: “A e ke dëgjuar babanë tënd duke tre¬guar se ç’ka thënë i Dërguari i All-llahut për vlerën e momentit të caktuar të ditës së xhuma?” Unë i thashë: “Po, e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut du¬ke thënë: “Ai moment i vlefshëm është ndërmjet uljes së imamit dhe mbarimit të namazit.”
(Transmeton Muslimi)