Një sulm ajror i NATO-s e ka shkatërruar një ndërtesë në kompleksin e liderit të Libisë, Muamar Gadafi.
Një zëdhënës në qeverinë e kolonel Gadafit, tha se nga ky sulm ishin
plagosur 45 vetë, ndërsa disa të tjerë konsiderohen të zhdukur. Kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, njofton REL.
Ky zëdhënës vlerësoi se ky ishte sulm për ta vrarë Gadafin. Kompleksi i kolonelit Muamar Gadafi, ishte sulmuar edhe më parë, por
analistët thonë se duket se forcat e NATO-s po i intensifikojnë sulmet
në kryeqytetin Tripoli, gjatë ditëve të fundit.
(Koha)