Armata
e Sirisë është vërsulur në qytetin e Banias me tanke gjatë natës, duke
e sulmuar zonën që e sfidon pushtetin e presidentit Bashar al-Asad.
Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se njësitet hynë në qytet nga disa drejtime.
Rrjeti elektrik dhe telekomunikimet janë ndërprerë në pjesën jugore të qytetit mesdhetar, i cili është bastion i kryengritësve.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe
partnerët ndërkombëtarë do të ndërmarrin “hapa shtesë” kundër regjimit
të Sirisë nëse forcat siriane të sigurisë nuk pushojnë së vrari dhe
ngacmuari protestuesit pro reformatorë./BS/