Kryeministri turk, Rexhep Tayyip Erdoan theksoi se Damasku nuk po respektonte armëpushimin e parashikuar nga plani për daljen nga kriza e të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Annan dhe i kërkoi regjimit të presidentit, Bashar al-Assad tërheqjen e tankeve nga qytetet siriane.
"Ka një plan prej gjashtë pikash. A është aplikuar ai? Nuk jam i mendimit se ai është aplikuar'', deklaroi Erdogan lnë një konferencë shtypi para se të shkonte në Arabinë Saudite për diskutime për krizën siriane.
"Por që prej fillimin ne mbështesim Annan. Mjafton që të ketë rezultate. Për të pasur rezultate duhet të para së gjithash që ata të tërheqin tanket nga qytetet'', vijoi ai. Kryeministri turk i kërkoi gjithashtu Damaskut të aplikojë kërkesat e popullit sirian./trt/