Ministri i Jashtëm Turk, Ahmet Davutollu publikoj përmbajtjen e bisedës telefonike të realizuar me përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Kofi Annan.
Davutollu tha se uron që brenda një kohe sa më të shkurtë të fillohet me zbatimin pa kushte të planit paqësor prej 6 pikave.
Ahmet Davutollu deklaroi se me Annanin kanë biseduar rreth masakrave të fundit të jetuara në Siri dhe në lidhje me situatën e sigurisë në këtë vend.
Ministri i Jashtëm bëri të ditur se Annani e informoi në lidhje me prezantimin e tij të mbajtur në Kombet e Bashkuara.
Davutollu tha se Kofi Annanit i përcolli edhe mendimet e tij personale në lidhje me iniciativat e reja diplomatike.
Duke e bërë të ditur se shikojnë pozitivisht në çdo lloj iniciative për gjetjen e zgjidhjes së problemit, Davutollu tha se këto iniciativa nuk duhen ti japin rast regjimit të Sirisë për të kryer masakra si iniciativat e mëparshme.
“Në lidhje me këtë çështje duhet të hidhen hapa konkrete patjetër”, shprehet Davutollu dhe Kofi Annanit i uroj që plani i tij 6 pikësh të vihet në zbatim pa kushte sa më parë./trt/