Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutollu gjatë qëndrimit të tij në Egjipt takoi presidentin e sapozgjedhur egjiptian Dr. Muhamed Mursi, ku biseduan për forcimin e lidhjeve në mes Egjiptit dhe Turqisë.
Turqia është e gatshme të punojë dorë me dorë me Egjiptin në të gjitha fushat për hir te paqes rajonale, raporton El Arabije duke cituar Davutollunë.
Kemi besim të plotë në udhëheqjen e re Egjiptiane nën Mursin.
Bota ka nevojë për një “Egjipt të fortë” dhe se “Egjipti do të korrë suksese të mëdha në të ardhmen” tha ndër të tjera Davutollu, gjatë vizites që është e para e këtij rangu të lartë për presidentin e ri.
Davutollu ftoi gjithashtu presidentin e ri Egjiptian për të vizituar Turqinë./mesazhi/