- Cito :
- Kryeministri Erdogan ka përsëritur se Izraeli duhet të kërkojë falje për vrasjet e aktivistëve të flotiljes Mavi Marmara si dhe të heqë bllokadën ndaj Gazës.
“Nuk kemi nevojë për turistë izraelitë në Turqi dhe ne nuk po e ndiejmë mungesën e tyre,” tha kryeministri Erdogan për gazetat hebraike gjatë një interviste të martën. “Ne kemi zëvendësuar turistët izraelitë me turistë tjerë dhe vitin e kaluar kemi pasur 31 milion turistë.”
Ai ka shtuar,” Vetëm nëse Izraeli do të kërkonte falje për ushtarët që vranë aktivistët turq në anijen Mavi Marmara, si dhe të paguante kompensimin familjarëve të të vdekurve, pastaj të largonte bllokadën e tmerrshme ndaj Gazës, unë do të isha i gatshëm të takohem më kryeministrin Izraelit, dhe ndoshta të normalizojmë edhe marrëdheniet në mes dy vendeve.”/mesazhi/