Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në përfundim të ditës së parë të vizitës në Turqi ka zhvilluar një takim me homologun e tij Taip Erdogan. Ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit kokë më kokë, që u pasua me takimi mes dy delegacioneve qeveritare, turk dhe atij shqiptar ku mes dy vendeve u nënshkruar dy marrëveshje.
Në fjalën e tij, Erdogan u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë vëllazërore dhe e konsideroi Shqipërinë vend të veçantë në Ballkan. Ai foli për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vende.
“Aktualisht, vlera e tregtisë mes dy vendeve është 400 milion dollarë dhe sigurisht që kjo nuk tregon kapacitetin e vërtetë për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Shumë investitorë turq po vijojnë investimet e tyre ne shtetin shqiptar. Ne kemi vullnet të përbashkët për të shtuar edhe më tepër investimet turke në Shqipëri dhe synojmë që investimet turke në Shqipëri ta kalojnë masën e 1 miliard dollarëve qe jane aktualisht”, tha Erdogan.
Kryeministri turk paraprakisht urojë edhe 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Me këtë rast, Berisha e ftoi atë për vizitën për këtë festë. Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ai tha se nga 2005 deri më sot investimet turke në Shqipëri janë rritur 9 here”.
Kreu i qeverisë shqiptare duke vlerësuar rolin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan theksoi se pikëpamjet e Shqipërisë janë identike me ato turke duke pasur këtu parasysh mundësinë e ndryshimit të kufijve.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se “shpreh admirimin tim për qëndrimin e kryeministrit Erdogan në çështjen e Sirisë”. Dy ditë më parë, Erdogan kritikoi ashpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së se po lejon shtytjen e popullit sirian duke mos ndërhyrë. /shekulli/