Këngëtari britanik me famë botërore, Sami Yusuf, i ftuar në programin e shtatë festiv “Profeti Muhamed, organizuar nga Komuniteti Mysliman në bashkëpunim me fondacionin arsimor e kulturor “SEMA” dhe Universiteti BEDER, u prit sot, në një takim nga Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që priste një artist të dashur për publikun dhe të mirënjohur për vlerat e tij në fushën e muzikës. Sipas tij ka qenë një dhuratë nga Zoti, bashkimi i zërit dhe i shpirtit tek një këngëtar, në shembullin e Sami Yusuf.
Nga ana e tij, këngëtari mysliman Sami Jusuf falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e rezervuar dhe u shpreh se për të ishte një kënaqësi e veçantë të performonte në Shqipëri, para një publiku shumë të ndjeshëm, aq sa ndaj fesë, edhe ndaj muzikës.
Gjatë takimit, Kryeministri vlerësoi lart kontributin e fondacionit arsimor e kulturor “Sema”, si mbështetës kryesor i zhvillimit të arsimit nëpërmjet sistemit të medreseve dhe Universitetit BEDER.
Këngëtari Sami Yusuf shoqërohej në këtë takim nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman Gazmend Aga, kancelari Ali Zaimi, drejtori i Medias Agron Hoxha dhe kryetari i bordit drejtues të fondacionit arsimor e kulturor “SEMA”, Asim Budak/dritaislame/