Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: 'Shqiptarët dhe Palestina' "Ja dy masonët" Sali Berisha dhe Hajredin Kuçi kundër shtetit palestinez Fri 25 Nov 2011 - 10:59 | |
| Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur më qartë se cilido politikan tjetër në raport me ekzistencën e shtetit palestinez. Në Tel Aviv ai është shprehur kundër shtetit palestinez duke thënë se përkrah në këtë drejtim Izraelin dhe politikat e tij karshi cështjes palestineze. Kësisoj Berisha është vënë kundër shtetit musliman, ku madje me një gjuhë të tillë flasin rrallë vende.
Madje Berisha ka shkuar edhe një hap më tej duke i kërkuar vendit hebrej që të bëjë më shumë më miqtë ndërkombëtar për të mos e lejuar Iranin të forcohet me armët bërthamore. Kryeministri Berisha po qëndron për një vizitë disaditëshe në Izrael ku është pritur nga zyrtarët më të lartë të shtetit, shkruan portali indeksonline.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë të mërkurën se për sa i përket shtetit palestinez Kosova e ndan qëndrimin me SHBA-në dhe BE-në.
“Kosova ka qëndrime të njëjta për botën tjetër çfarë ka SHBA-ja dhe BE-ja. Ne e përkrahim SHBA-në dhe BE-në dhe jemi të koordinuar plotësisht për politika botërore”, ka thënë zëvendësshefi i Qeverisë, Hajredin Kuçi.
“Unë mendoj që politika më e mençur e një vendi në Ballkan, në këtë rast e Kosovës, është të jetë në koordinim të plotë me SHBA-në dhe BE-në”, ka theksuar ai, ndërsa njofton gazeta Zëri. | |
|