Njeriu është shumë i dobët, andaj dhe shumë lehtë mund të ndikohet nga rrethanat e ndryshme.Disa mund të pretendojnë që nuk janë të dobët dhe se ndihen shumë të fuqishëm.Mirëpo edhe mikrobet që nuk shihen me sy,njeriun mund ta shtrijnë shumë lehtë.Çdo gjë që ndodh,qoftë nga aspekti psikologjik apo nga ai fizik, mund ta shkatërrojnë njeriun.Andaj njeriu është shumë i dobët.Në botë kanë ardhur njerëz shumë të fuqishëm, kanë ardhur presidentë,diktatorë dhe të pasur, por të gjithë kanë marrë fund.
Me këtë nënkuptojmë se para kaderit (fatit), të gjithë janë të dobët.
Për shembull, nëse një nxënës thotë se mëson në ndonjë shkollë.Vallë a do të mjaftonim vetëm me këtë informatë?Normalisht që do të na nevoiteshin edhe informata të tjera siç janë: "Vallë a e dëgjon mësuesin e tij? Ai mëson mësimet dhe a merr nota të mira? Fëmija kalon prej shumë sprovave, derisa përfundimisht kryen maturën....
Ngjashëm është edhe se kemi ardhur në botë që ta jetojmë Islamin.Mirëpo, për ta jetuar fenë, nuk mjafton vetëm të thuash, "Jam mysliman".Allahu e sprovon robin e Tij, kurse sekreti i provimit është kjo:Sa është e fuqishme lidhja mes robit dhe Krijuesit të Tij dhe sa i përulet robi Krijuesit të Tij?
Mendoni gjendjet që janë në kundërshtim me njëri-tjetrin....Një person që është i pasur, mund të varfërohet brenda një dite.Për shembull, pas tërmetit të madh që ndodhi në Turqi në vitin 1999,një njeri më tha: "Isha pronar i disa shtëpive dhe veturave, por të gjith0 u shkatërruan dhe ngela pa asgjë.Tani jam nevojtar dhe për një bukë.... "Një njeri i shëndosh mund ta humb shëndetin përnjëherë.Për shembull, mua më ra të fikt në Xhaminë e Ejjub Sulltanit dhe kur u zgjova isha paralizuar....
Këto ndodhi të jetës duhet shumë mirë të mendohen....
Familjet në gjendje të shkretë....Njërit i ka ndërruar jetë gruaja,, kurse gruas, burri,Njërin e kanë larguar nga puna,tjetrine kanë shpifur, një tjetër e ka humbur njeriun më të afërm, tjetrit ia kanë prishur shtëpinë....Të gjitha këto ndodhin në vende të ndryshme të botës.Sa të jetë numri i rasteve që ndodhin në botë,të gjitha këto mund t`i ndodhin çdo njeriu dhe në çdo çast.
Siç mund të kuptpojmë, njeriu është i dobët...
Andaj sa herë që të ngushtohem shpirtërisht,menjëherë e hap përmbledhjen e Risale-i-Nur dhe e lexoj kaptinën "Letra e 20-të"...
Njerëzit më të vlefshëm se ne janë marrë me probleme më të mëdha se ne.Pejgamberët, dijetarët, njerëzit shpirtëlartë....Mirëpo, kurrë nuk janë ankuar për shkak të vështirësive që i kanë përjetuar.Ata nuk kanë pasur asnjë brengë botërore, ngaqë ata janë shqetësuar vetëm em brengat e Islamit.Sipas tyre "të tjerët vijnë e shkojnë".Nëse një besimtar i shërben Islamit, edhe Allahu robit të tij i mund0δson mundësi dhe mirësi të ndryshme...
Sat 7 Apr 2012 - 0:34 nga Shemsi