Drejtoresha Ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) Ertharin Casenn¸ ka thënë se siguria e përkeqësuar në Siri po nënkupton, pamundësin e organizatave humanitare të mbulojn një million njerëz të kërcenuar nga uria me afrimin e dimrit.
Ajo shtoi se 2.5 milion njerëz kanë nevojë për ndihmë. Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka arritur të mbulojë 1.5 milion në muajin nëntor, krahasuar me 250 mijë në prill.
Por ajo tha se WFP i mungojnë pajisjet dhe forca njerëzore për të arritur tek nevojtarët. Vlerësimet e bëra japin sygjerime, se numri i njerëzve që kanë nevojë për ndihmë në muajt e ardhshëm mund të jetë deri në katër million.
Kombet e Bashkuara këtë javë dhanë një raport se do të pezullojnë operacionet e ndihmës në Siri, përdeisa vendi mbetet në gjendje kaosi me konfiktin e vazhdueshëm qysh njëzet muaj më pare, dhe rrethimin e civilëve me dhunë.
Por Cazin tha se Kombet e Bashkuara nuk e kishin tërhequr stafin e tyre, por janë larguar një grup administrativë jo resident, dhe se WFP do të vazhdojë punën e saj.
Ndihmat me ushqim po i shpërndan shoqata SARC Siriane së bashku me disa shoqata të vogla lokale.
Numri i nevojtarëve arrin në 1.1 milion njerëz. Ata kryesisht janë që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të strehohen në ndërtesa publike.
Cazin thotë se nuk dihet se deri në çfarë mase do të arrijë situata. Me përkeqësimin e konfiktit në veri, nuk dihet se çka do të ndodhë në Damask dhe se çfarë rezultati do të sjellin muajt e ardhshëm.
Disa aktivistë të programit ushqimorë janë kthyer nga Halepi në Damask, për shkak të luftimëve të ashpra që kanë ndodhur muajt e kaluar.
Punëtorët nuk po mund të arrijnë në qendër të Halepit asesi, këto javët e fundit.
/mesazhi/Sh.hulaj