Agjencia evropiane e trafikut ajror tha se mund të anulohen deri në
500 fluturime si pasojë e reve të hirit të shkaktuara nga shpërthimi i
vullkanit në Islandë, që u përhapën mbi Irlandën Veriore, Skocinë dhe
Skandinavinë.
Kreu i operacioneve në “Eurocontrol”, Brajan Flin, tha se 252 fluturime janë anuluar për shkak të përhapjes së hirit vullkanik.
Hiri vullkanik i ardhur nga vullkani Grimsvotn e ka detyruar edhe
presidentin Obama, i cili gjendet në një turne evropian, të ndryshojë
planet e udhëtimit, duke arritur një ditë më herët në Britani.
Ekspertët, megjithatë thonë se gjasat janë fare të vogla nga
përsëritja e kaosit të trafikur ajror të vitit të kalur, ku me miliona
udhëtarë humbën fluturimet si pasojë e shpërthimit të një vullkani
tjetër të Islandës.