ZVICER-Kompania zvicerane Algordanza është duke bërë revolucion duke deklaruar se është në gjendje të krijojë diamante nga hiri i personave të vdekur. Sipas kësaj kompanie, diamanti mund të bëhet edhe më me vlerë dhe tepër personal sepse do të prodhohet nga vetë mbetjet e hirit të një prej të dashurve të vdekur. Po si bëhet kjo?
NPR.org raporton se kompania merr mbetjet nga djegia e trupit të të vdekurit, i vendos nën trysni të lartë të nxehti në atë pikë sa mund të krahasohet me pikën më të nxehtë të thellësisë së Tokës. Kjo valë nxehtësie e kompreson hirin duke e transformuar në një diamant.
Themeluesi i CEO të Algordanza thekson se idea i ka ardhur 10 vjet më parë. Rinaldo Willy nuk dështoi me vizionin që pati ndaj numri i konsumatorëve tani përfshin 24 vende në mbarë botën.
Cdo vit ata procedojnë me mbetjet e 800-900 personave të vdekur. Pas 3 muajsh, mbetjet bëhen diamante dhe të prezantohen me një kuti të dizajnuar për sende të çmuara.
Sipas z Willy, diamantet rezultojnë me një ngjyrë si kaltëroshe dhe kjo për shkak të elementëve që ka trupi i njeriut në përbërjen e kockës.
Në rrethana të caktuara, kompania diamantbërëse thotë se ngjyrat vërtiten dhe rreth së bardhës, të verdhë e madhe dhë të zi. Diamantet, ngjyrën secili e ka unike dhe kjo sipas kompanisë sepse dhe njerëzit janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe unikë.
Por kush i bën porositë?
Shumica e porosive në Algordanza bëhen nga të afërmit e të ndjerit apo së ndjerës. 25% e porosive janë vetëm nga Japonia, thotë Willy, ndërsa kostoja është ndërmjet 5 mijë deri 22 mijë dollarë. Suksesi i kompanisë ka qenë i padiskutueshëm, aq sa është përhapur dhe në SHBA ku një kompani e ngjashme me emrin LifeGem, ofron shërbim të ngjashëm me të njëjtat procedura. Kompanitë madje janë licencuar.
Po ju do të shpenzonit kaq shumë për një të afërm tuaj të vdekur që ta kthenit në diamant?