Një kompani australiane për furnizim të ujit të pijshëm, në secilën shishe të ujit, ka vendosur një letër në të cilën shkruan thënia e Pejgamberit Muhammed a.s.
”Mos e harxhoni kot ujin edhe nëse jeni në rrjedhën e lumit!”
Në fund të shkrimit, është vendosur edhe burimi i thënies, emri Pejgamberit, Muhammed a.s.
Këtë hadith, Pejgamberi, a.s., e tha kur e pa një musliman duke shpërdoruar ujin gjatë marrjes së abdesit.
Pasi e ka këshilluar, muslimani e pyeti:”A edhe gjatë abdesit duhet ta kursejmë ujin, o i dërguar i Allahut?” Pejgamberi, a.s., iu përgjigj: ”Po, edhe sikur të jesh në rrjedhën e lumit.”
...