Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Hapsira për lutje në stadiumet Australiane | |
Në Australi aktualisht janë duke u zhvilluar debate të ashpra në lidhje me hapjen e hapësirave për lutjeje në stadiumet e ‘Australian Football League’ (AFL)
Ithtari më i madh i kësaj ideje është lojtari i klubit Richmond, Bachar Houli, muslimani i parë në AFL.
Bachar Houli thotë se detyrimi faljes së pesë kohëve të namazit dhe mungesa e hapësirës së duhur për kryerjen e tyre në stadiume ua pamundëson shumë muslimanëve pjesëmarrjen në ndeshje. Udhëheqësia e AFL-së do t’i hapë disa hapësira për lutje në stadiumet e ndryshme, duke përfshirë disa prej më të mëdhave, si MCG dhe Etihad stadion.
"Shumë muslimanë duhet të luten në parkingje apo shkallë të stadiumit, gjë që i largon në masë të madhe nga përcjellja aktive e ligës AFL.", thotë Houli.
Ky vendim nxiti debate të ashpra, ku është përfshirë edhe ish-kryeministri i shtetit australian Viktoria, Jeff Kennet, i cili këtë veprim e karakterizoi si "korrektësi politike, e dalë jashtë kontrollit."
"Hapësirat për lutje brenda objekteve sportive nuk janë pjesë e kulturës dhe traditës australiane." thotë Kennet, aktualisht kundërshtari më i zëshëm i kësaj ideje.
"Në vitet e kaluara, stadiumet e futbollit nuk kanë pasur as tribina, tereni ishte me baltë... ai ishte futbolli i vërtetë", shpjegon Kenneth.
Nga ana tjetër, fushatën e Bachar Houlit e ka mbështetur edhe komuniteti hebre në Australi, derisa kisha katolike ende nuk ka bërë ndonjë koment.
"Hapësirat për lutjes ekzistojnë në spitale, universitete, aeroporte ... pse mos të ketë edhe në stadiume?" komenton Vic Alhadeff, përfaqësuesi i komunitetit hebre në Australi.
Liga AFL është sporti më i popullarizuar në Australi me një mesatare prej mbi 35,000 vizitorë në ndeshje. | |
|