Es Selam Alejkum We Rahmetullah We Bereketahu
Ne emër të Allahut te gjithë mëshirëshmit mëshiruesit
Sigurimi më i mirë në botë.
Një numër i madh njerëzish mundohen të sigurojnë jetën e tyre,
pasurinë dhe gjëra tjera të çmuara, në sigurime shoqërore ashtuqë të
shpëtojnë nga bezdisjet, rreziqet klimatike, vjedhjet etj, kështu duke
paguar shuma të mëdha të hollash.Mirëpo, besimtari mund të sigurojë
jetën e tij në këtë dhe në botën tjetër me gjithçka me disa fjalë, të
cilat janë të lehta në gjuhë, e të rënda në peshore, në mizan, në Ditën e
Gjykimit, e nëse i praktikon këto thënje mëngjesë e mbrëmje, do të jetë
i ruajtur nga gjërat e këqija në këtë botë.
SIGURIMI PËR TË DY BOTËRAT- PËR DUNJA DHE PËR AHIRET
1.Sigurimi i parë
I Dërguari i Allahut, alejhis selam, ka thënë: “Ai i cili falë
sabahun, është nën mbrojtjen e Allahut” Transmeton Muslimi në sahihun e
tij, 1, fq.715.
2.Sigurimi i dytë I Dërguari i Allahut, alejhis selam, ka thënë:„Kush
lexon Ajetul Kursinë (Allahu la ilahe il lahu el hajul kajum...) pas
çdo namazi, nga hyrja në xhenet nuk do ta pengojë asgjë
deri në vdekje”.
3.Sigurimi i tretë
Lexo duanë ''Allahumme ente rabbi la ilahe ila ente halekteni we ene
`abduke we ene `ala `ahdike we ve`adike mestet`atu eudhu bike min sherri
ma san`atu ebu`u leke bi ni`ametike `alejje we ebu`u bi dhenbi fagfir
li fe innehu la jagfiru dhunube ila ente'' – ''O Allah, Ti je Zoti im,
nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje, Ti më ke krijuar dhe unë jam robi
Yt,do të qëndrojë besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të
kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam
mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mija, ngase mëkatet
askush tjetër nuk i falë përveç Teje” El- Buhari. “Kush e thotë këtë në
mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë do të jetë prej
banorëve të xhennetit, poashtu edhe në mëngjes.”
SIGURIMI GJITHPËRFSHIRËS
I Dërguari i Allahut alejhis selam ka thënë: “Kush e thotë këtë tri
herë në mëngjesë dhe në mbrëmje nuk i bëhet dëm asgjë:
Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me a ismihi shej un fil erdi ve la
fis-semai ve huves semiul alim”Me emrin e Allahut, pranë emrit të të
Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di
çdo send'' Transm: Ebu Davud, Tirmidhi, Ibn Maxhe dhe
Ahmedi.
SIGURIMI I PASURISË
Jepe Zekatin të cilin Allahu e ka caktuar si obligim dhe jepë sadaka,
kështu do ta rruash dhe shtosh pasurinë tënde!I Dërguari i Allahut,
alejhis selam, ka thënë: ''Nuk ka asnjë ditë që gdhijnë robtë e Allahut,
e që dy melekë lëshohen dhe njëri nga ata thotë:Allahu im, dhuroj edhe
më tepër atij që ndanë (pasuri), e tjetri thotë:Allahu im, shkatërroja
pasurinë atij që është koprrac“. (Buhariu dhe Muslimi)Gjithashtu, i
Dërguari i Allahut, alejhis-selam, ka thënë: "Sadakaja askujt nuk do tia
paksojë pasurinë" Hadithin e transmetojnë Ahmedi, Bezzari dhe Ibn Ebi
Dunja.
SIGURIMI I FËMIJËVE
Bën mirë gjatë tërë jetës tënde, dhe ke frikë Allahun në punën në të
cilën je duke bërë, sepseThotë Allahu, s.v.t.,në suren El-Kehf,
82.:''Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij
qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë
njeri i mirë. ''Ndërsa Ibn Munkediri ka thënë: ''Allahu nga mirësija e
njeriut do ta ruajë fëmijën dhe nipin e tij”.
SIGURIMI SHËNDETSORË
Thotë Allahu subhanehu ve teala: “pra ta dini se me të përmendur
Allahun zemrat stabilizohen'' (Er-Rad, 28.) Andaj kujtoje shumë Allahun
dhe do të kesh zemër të qetësuar dhe trup të shëndoshë. Thotë i Dërguari
i Allahut, alejhis-selam:"Shëroni të sëmurit tuaj me sadaka." Hadithi
hasen .Prandaj sadakaja është mburoja më e mirë kundër sëmundjeve.
SIGURIMI I DUASË Nëse dëshiron që të pranohet duaja
yte, lute Allahun për vëllan tënd musliman, që Allahu ti japë atij atë
që dëshiron. Thotë i Dërguari i Allahut, alejhis-selam: "Duaja e
muslimanit për vëllanë e tij pranohet, Allahu dërgon pranë tij (lutësit)
të qëndrojë një melek, dhe kur të bën dua për vëllanë e tij, meleku
hotë :Amin, edhe ty Allahu të dhashtë të njëjtën” Transm. Muslimi nga
Ebu Derda
SIGURIMI I GJUMIT
Thotë i Dërguari i Allahut, alejhis-selam:Kush e lexon këtë (ajetul
Kursinë) kur të bie në shtrat, ai është i mbrojtur prej Allahut dhe nuk i
afrohet atij shejtani deri sa të agoj mëngjesi” Transm. imam El-Buhari.
SIGURIMI KUNDËR SHEJTANIT
Kur të dalësh nga shtëpia thuaj: "Bismilah, tewekeltu ala Allah we la
hawle we la kuwete ila bilah (Me emrin e Allahut, në Allahun u
mbështeta dhe ska lëvizje e as forcë përveç me dëshirën e Allahut)", do
ti thuhet: ''Je në rrugë të drejtë, të mjafton dhe të është falur,
ndërsa shejtani do të qëndrojë larg teje'' Trans. Tirmidhi, sahih Andaj
vëlla i dashur, dhe motër e nderuar, të sigurojmë jetët dhe pasuritë
tona me mesazhet e atij i cili nuk flet nga vetvetja, dhe të pregaditemi
për ditën ku nuk do të na bëjë dobi as malli as evladi, siç thotë i
LartMadhëruari: ''...Ditën kuras evladi as malli nuk do ti bëjë dobi, me
përjashtim të atij i cili vje te Allahu me zemër të pastër” (Sure
Shu'ara, 88.)
Le të mundohemi që të shpërndajmë më shumë Ketë Temë islame Për Hirë
te Allahut Bëhuni Prej Atyre qe sa Do pak e ndihmoni Fen e Allahut : O
besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u
forcon këmbët tuaja(Muhammed 47:7) Prandaj Ndajeni pak Kohe Per Hir te
Allahut dhe Le te jetë moto e jonë "Kush e lenë një gjë për hir të
Allahut,do të ja kompensojë atë Allahu me diq edhe më të mirë" Allahu i
Shperblefte të gjithe Ata qe Lexuan Këte Artikull dhe e ndan me
Vellezërit dhe Motrat Muslimane..
Ue Selam Alejkum We Rahmetullah We Bereketahu..!!