Vizitor Vizitor
| Titulli: Dituria është superiore ndaj pasurisë për 10 shkaqe...!-Aliu r.a. Sun 5 Jun 2011 - 9:56 | |
| [size=9]Aliu radiAll-llahu anhu një herë është pyetur për rreth asaj se cila është më superiore: dituria apo pasuria.
Ai tha se dituria është më superiore sesa pasuria edhe atë për 10 shkaqe:
1) dituria është trashëgimi e profetëve, ndërsa pasuria është e trashëguar prej faraonëve.
2) dituria të ruan dhe të mbron ty, ndërsa pasuria nuk mund të të mbrojë e as që mund të mbrohet vetvetiu, kështuqë ti duhet ta mbrosh atë.
3) i dituri ka shumë shokë, kurse i pasuri ka shumë armiq.
4) dituria rritet edhe nëse shpërndahet, ndërkaq pasuria nga ky akt, zvogëlohet.
5) dituria është më e mirë sepse i dituri është i prirur për të qenë zemërgjerë, ndërkaq pasuria është më e keqe sepse i pasuri është i prirur për të qenë koprrac.
6) dituria është më e mirë sepse ajo nuk mundet të vjedhet, kurse pasuria mund të vjedhet dhe të humbet përnjëherë.
7) dituria është më e mirë sepse koha nuk mund ta dëmtojë atë, ndërkaq pasuri me kalimin e kohës mund të ndryshket dhe të shuhet.
8) dituria është më e mirë sepse ajo është e pakufishme, ndërkaq pasuria është e kufishme dhe duhet ta mbash atë në llogari.
9) dituria është më e mirë sepse ajo e ndriçon mendjen, ndërkaq pasuria e nxin atë.
10) dituria është më e mirë sepse ajo e nxiti pejgamberin salallahu alejhi we selem . t’i thojë All-llahut: “Ne Të adhurojmë Ty, meqë jemi shërbëtorët Tu.”, ndërkaq pasuria Faraonin dhe Nemrudin i bëri që të pohojnë se janë zota.
E në Fundë , Falënderimi i takon vetëm All-llahut subhanehu ue teala... [/size] |
|