Në qytetin e Bagdadit jetonte një kalif, zemërgjerësia e të cilit ishte përhapur në të gjithë rajonin.Ky padishah I cili drejtësinë e Zotit e përfaqsonte në tokë, qytetin Bagdad e kishte shëndërruar në xhennet. Zemërgjerësia e tij nuk kishte kufi, kurse ndihma dhe bamirësia që I bënte ai nuk kishin fund.
Në periudhën e këtij kalifi, I cili e donte shumë bëmirësinë , një beduin plak dhe I varfër bashkë me të shoqen jetonte në një shkretëtirë. Një ditë gruaja e tij e plakë I tha beduinit; “Cdonjëri I con padishahut nga një dhuratë dhe në këmbim mer dhurata të shumta. Kurse ti nuk del jashtë shtëpisë”. Pastaj e merr një ibrik e mbush me ujë të përzier me sheqer ia jep burrit dhe e paralajmëron në këtë mënyrë: “Merre këtë ibrik me ujë dhe dërgoja kalifit, kurse dhuratat që do t`I japë si kundërshpërblim, do të bëjmë një jetë të rehatshme”. Por, beduini I shkretë nuk ishte I vetëdishëm se kalifi jetonte pranë lumit Dixhle, që kishte një ujë të ëmbël sikur sheqeri.
Beduini e merr ibrikun dhe niset për në Bagdad për ta takuar kalifin. Ai mendon që dhurfata e tij ishte shumë e vlefshme.Andaj është duke udhëtuar me shumë dëshirë, si përfundim të lutjeve dhe lotëve të gruas së beduinit dhe vështirësitë dhe mundin që përjetoi beduini gjatë kësaj rruge, rezultoi me aritjen e tij në pallatin e kalifit, pa e thyer ibrikun gjatë udhëtimit disaditor nëpër terrene e shkëmbinjësh. Mikpritësit e kalifit e mirëpresin beduinin dhe e fusin Brenda në pallat me fytyrë të buzëqeshur dhe me fjalë të bukura.
Kalifi ia mer ujin duke e falenderuar beduinin dhe ia kthen ibrikun duke e mbushur përplot me florid he kësisoj I urdhëron njerëzit e tij: “Rruga për në shkretëtirë është shumë e gjatë , andaj këtë njeri të shkretë merreni dhe dërgojeni me anije përmes lumit Dixhle.
Njerëzit e kalifit e përcollën njeriun deribuzë lumit Dixhle për ta hipur beduinin në anije. Beduini pasi që e sheh ujin e ëmbël të Dixhles që rrjedh pa ndal ndjhehet I turpëruar dhe befasohet nga bëmirësia që ia bëri kalifi. Më vonë beduini përkulet dhe mbyllet në sexhdee. Unë u befasova shumë nga dhurata dhe bamirësia e këtij padishahu bamirës dhe zemërgjerë. Por ajo cka ishte më befasuese ishte fakti që përpos pasurisë së madhe që e posedon , ai përsëri pranoi dhuratën time të thjeshtë, duke mos ma përplasur në fytyrë”, ishte befasuar beduini.