Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Xhami e gjelbër në Gjermani Wed 15 Jun 2011 - 9:02 | |
| “Ai i dërgon erërat si lajme të gëzuara…” (Araf:56) Një bashkësi e vogël myslimane në veri të Gjermanisë ka vendosur të ndërtojë një xhamie nga e cila do të prodhohet energji e pastër. Nuk bëhet fjalë për terma spiritualë New Age, as për energji të pastër në kuptimin mediatik të fitores së ndritshme të rrymave të moderuara mbi forcat e errëta obskurantiste, por për energji elektrike të mirëfilltë, të rinovueshme e cila do të prodhohet nga turbina ere të instaluara… në minaretë e xhamisë.
Projekti prej rreth 2.5 milion eurosh parasheh se minaretë e xhamisë në Norderstaed, pranë Hamburgut , përveç funksionit të tyre të njohur, do të shërbejnë edhe për të vjelë elektricitetin prej flladit dhe erës. Ndërtesa me përmasën e vet të shtuar ekologjike, është një ëndërr në realizim e sipër e arkitektit nga Hamburgu, Selcuk Unylimaz, i cili ka kohë që ka përfshirë parimet e vetëmjaftueshmërisë energjitike në punët e tij. “Mendova nëse mund t’i jepja një tempulli fokus ekologjik-thotë ai – projektet e mia shkartisin modernen me tradicionalen, ndaj dëshiroja që t’u jepja minareve edhe një funksion bashkëkohor”.
Turbinat e erës do të strehohen në dy minaretë 22-metërshe, në të cilat Unyilmaz planifikon të instalojë dhe një çift helikash xhami prej 1.5 metrash secila. Në orë të caktuara të ditës në helikat e xhamta do të projektohet dritë për të formësuar figuracione dekorative, një rikrijim ky i traditës së njohur osmane të zbukurimit festiv të minareve me ndriçime, të quajtur “mahia”.
Xhamia gjermane nuk do të jetë e para në llojin e saj, gjithsesi, sepse edhe Xhemati Tablig në Britani po planifikon të përurojë gjatë Lojrave Olimpike të Londrës, më 2012, një xhami ekologjikisht korrekte, me turbina ere në minare.
(Ezani i Naltë) | |
|