Drejtori i vakëfeve pranë Xhamisë Aksa, shejh Azam Hatib deklaroi se administrata e vakëfeve sapo ka startuar një fushatë të gjerë për shtrimin e ambienteve të xhamisë Aksa dhe Kubesë së Shkëmbit me sixhade të një cilësie të lartë, nën kujdesin e Mbretërisë Jordaneze, me një vlerë prej 600 mijë dollarë.
Sipas shejh Azam, monarku jordanez ka kontribuar personalisht për të mbuluar shpenzimet e shtrimit të sipërfaqes së xhamisë Aksa dhe Kubes së Shkëmbit. Ai tha se punimet për shtrimin e sixhadesë kanë filluar të martën dhe do të vazhdojnë për pesëmbëdhjetë ditë, pasi sipërfaqja është e madhe, mbi 5000 m/2.
Ai theksoi se sixhadeja është ndër më cilësoret dhe më të shtrenjtat, si dhe është prodhuar në Turqi posaçërisht për xhaminë Aksa. Përveç punimeve për shtrimin e sixhadesë së re, njëkohësisht po zhvillohen punime edhe për ndriçimin dhe shpenzimet totale arrijnë vlerën e një milionë dollarëve.(AO)