RREZIKOHET XHAMIA E MESXHID-I AKSA NË JERUSALEM
Xhamia e Mesxhid-i Aksas në Jerusalem rrezikohet të rrënohet në çdo qast, për shkak të tuneleve të hapura nga ana e Izraelit.
Gjatësia e tuneleve që po hap Izraeli nën xhaminë Mesxhid-i Aksa me pretekst se kërkon faltoren e Pejgamberit Sulejman (alejhi selam) arrin në 1,5km.
Hanna Isa, Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Objekteve të Shenjta Myslimane dhe Krishtere në Jerusalem irit Organizatës për Çlirimin e Palestinës, njoftoi se Izraeli prej vitit 1967 e këtej në këtë zonë ka hapur 7 tunele.
Isa paralajmëroi se xhamia e Mesxhid-i Aksas mund të rrënohet në çdo qastë për shkak të punimeve të intensifikuara në tunele në këto 10 vitet e fundit. Isa kërkoi nga Izraeli të ndalë gërmimet dhe i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare të bëjë presion mbi Izraelin në këtë drejtim.
Hanna gjithashtu tha se struktura demografike e Jerusalemit vazhdimisht është duke ndryshuar në favor të çifutëve dhe vijoi duke thënë se numri i banorëve myslimanë dhe krishterë në këto 10 vitet e fundit është ulur seriozisht për shkak të presioneve që zbaton Izraeli. /trt/kohaislame