Rrezikohet Xhamia e Plumbit Xhamia e Plumbit, një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, është drejt rrënimit.
Xhamia e Plumbit, ose ajo e Muradies, në qytetin e Vlorës, është një nga objektet e kultit më të hershme jo vetëm në këtë qytet, por edhe në të gjithë vendin. Sipas studiuesit, V.Loli, ajo ka një histori pothuajse 6 shekullore.
Xhamia është ndërtuar në vitin 1541, shumë pranë qendrës së Vlorës, aty ku nis bulevardi në drejtim të Skelës. “Ky objekt është ndërtuar sipas stilit klasik të arkitekturës islame dhe është e tipit të vogël monumental”, përcakton Loli. Ajo ka një sallon faljeje me përmasa 11×20 metra, e mbuluar me kupolë dhe me minaren në krahun e djathtë të hyrjes ballore.
Asnjë investim për restaurimin e saj nuk është bërë që prej më shumë se 40 vitesh. Xhamia ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës dhe është ndërtuar rreth 560 vite më parë nga arkitekt Sinani.
Kjo xhami është edhe monument kulture.
Hito Shanaj shprehet: “Situata nuk është e mirë pasi tani që vjen dimri kemi frikë për çatinë që mund të shembet. Po bëhet vetëm një punë e vogël për skoriet, por duhet shumë më shumë për ruajtjen e kësaj vepre.”
Në qarkun e Vlorës ka mjaft monumente kulture që kërkojnë ndërhyrje për tu shpëtuar nga dëmtimi.