Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Jerusalem, 1300 palestinez të arrestuar nga muaji qershor | |
- Të paktën 1300 palestinezë që jetojnë në Jeruzalem janë arrestuar nga autoritetet izraelite që nga qershori. Lajmin e bën të ditur një OJQ palestineze. "Ne kemi parë një rritje të arrestimeve, qysh kur kolonët izraelitë vranë Mohamed Abu Khdeer në lagjen Shuafat," tha Mufeed Al-Haxh, një avokat i Shoqatës së të Burgosurve palestinezë. "Rreth 40% e të burgosurve janë të mitur", tha al-Haxh. Ai gjithashtu vuri në dukje se shumica e të burgosurve janë duke u përballur me akuza për përfshirje në përleshje me policinë izraelite, për gjoja se hedhje gurësh dhe koktej molotovi. "Gjykatat izraelite zakonisht përfundojnë në lirimin e të burgosurit me kusht ose pas pagesës së gjobës," shtoi al-Haxh. Avokati, megjithatë, vuri në dukje se ashpërsia e dënimeve ka ndryshuar për te keq, sidomos pasi qeveria izraelite propozoi një projekt-ligj që ashpërson ndëshkimin e personave që hidhnin gurë. /mesazhi/:
| |
|