Pas
mbarimit të hutbes që u mbajt nga kryemyftiu egjiptian, Dr.Ali Xhuma në
Xhaminë e madhe “Amr ibn As”, besimtarët mbetën të habitur nga reagimi i
një personi i cili bëri kritika ndaj myftiut egjiptian.
Në fakt, burri 30 vjeçar pas mbarimit të hutbes duke ngritur zërin
kërkoi nga Ali Xhuma të jep dorëheqje nga posti i kryemyftiut të
Egjiptit. Ai paralajmëroi myftiun të frikohet nga Allahu dhe të lëshon
postin që e mban sepse ai post e ka larguar nga Rruga e drejtë dhe se
nuk është i denjë për të njëjtin.
“Këtë ia them si këshillë, sepse kam të drejtë në këtë”, deklaroi ai, dukshëm i emocionuar.
Mirëpo myftiu egjiptian, duke përshkruar burrin, tha se bëhet fjalë për një person i cili nuk ka sjellje elementare.
Pas këtij incidenti, besimtarët nxorën jashtë personin. Përndryshe
kryemyftiu egjiptian një kohë të gjatë jep deklarata të ashpra kundër
selefinjve. Ai ka deklaruar se nikabi (mbulimi i fytyrës) nuk lidhje me
Islamin. Gjithashtu ai më herët ka deklaruar se pas sulmeve ndaj
koptëve dhe kishave qëndrojnë selefijtë, njofton “islambosna”.
(Breziiri)