Një vështirësi të ra mbi kokë dhe ti në këto momente mendon se nuk e perballon dot.I ke humbur të gjitha rrugët e jetës dhe tani preferon më mirë vdekjen.Kujton ss me vdekjen tënde gjithçka do të ndryshojë e se do të lirohesh nga prangat e mërzisë dhe hidhërimit.Ti ke fytyrë të butë saqë shumë shpejt te ti vërehet hidherimi,prandaj po të këshilloj:
"Hidhërimi është nga shejtani dhe ai është i krijuar nga zjarri kurse zjarri shuhet me ujë.Andaj kur urdhëroheni atehere merni abdes."
Ti nuk mendon dhe nuk kupton se pos Allahut askush nuk të ndihmon dot.Unë po të them mos u mërzit,se ti e ke Allahun si shoqërues tëndin në çdo hap.
Po shoh se nga ky dëshpërim u dorëzove shumë shpejt dhe nga rruga e Zotit u largove,por unë të them se Allahu është i Madh,Ai është i butë,meshiron shumë por mos harro se edhe dënimi i Tij është shumë i ashpër.
Qetësia dhe drita e zemrës tënde me siguri gjendet në namaz,prandaj lëri punët e kësaj bote sepse ajo është,mendo se një ditë do të bëhesh pluhur kurse Allahu përsëri do të ringjallë dhe frigohu për atë ditë sepse do të dalësh para një Madherie për të dhënë llogarinë tënde.
Prandaj mos u mërzit se çdo gjë do të kalojë,fale namazin dhe per çdo çështje si hidhërimi,pikëllimi ose gëzimi mbështetu vetëm te Allahu se vetëm Ai është që ofron,largon,dëgjon dhe i pergjigjet lutjes tënde.
Mendo se je më i miri dhe thuaj:Elhamdulilah Zoti më krijoi të bukur,me duar dhe me këmbë,më bëri të shëndoshë dhe të fortë.
Mos mendo se Zoti nuk i pergjigjet lutjes tënde,assesi,mendo se Allahu është shumë afër teje,Ai të dëgjon kur i lutesh me respekt,frikë dhe sinqeritet,shpreso vetëm te Ai,shpeso në mirësinë dhe në mëshirën e Gjithmëshirshmit dhe kij frikë nga dënimi i Tij.
Mesazhi nga tema:
Ska gjë më të ëmbël për zemrën se namazi dhe të kërkuarit falje nga Allahu.Pendohu se Zoti nuk të harron,ndoshta vonon por kij shpresë se Ai të ndihmon.
Shkrujti për forumin Islamieshtedrit:Ilaz Salihi.
Marur nga libri:Këshilla për jetë te lumtur fq.12-13.
Autore:Hafsa Fetaji.