Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Problemet tregoja atij që të dëgjon Tue 12 Jul 2011 - 18:09 | |
| Evs ibni Samit kishte prejardhjen nga ensarët, si dhe kishte vëlla Ubade ibni Samitin. Një ditë gruaja e Hz.Evsit Hz.Havle r.a kërkoi diçka nga burri i saj. Por, nga përpikshmëria i kishte thënë gruas: Ti për mua je sikur shpina e nënës. Këto fjalë në kohën e injorancës, kishin kuptimin e shkurorëzimit. Pas disa kohësh erdhi që të shtrihej te gruaja por ajo nuk e lejoi dhe i tha: Ti me ato fjalë më ke shkurorëzuar. Kështu, përderisa për këtë gjë nuk bisedon dhe nuk merr fetva nga i Dërguari i All-llahut xh.sh. nuk do të më afrohesh. Hz Evsi tha : Unë jam i plakur ngushtohem të shkoj te Pejgamberi a.s në këtë gjendje. Atëherë shkoj unë - ia ktheu Hz.Havleja.Nisi Hz.Havleja rrugën për te Pejgamberi s.a.v.s. Në shtëpi i Dërguari i All-llahut ishte me gruan Aishen r.a e cila merrej me punët e veta. Hz. Havleja u ul afër Pejgamberit dhe filloi t’ia tregojë ngjarjen. “Ja Resulullah, Evsi më mori mua për grua, m’i harxhoi paratë dhe ma shfrytëzoi rininë. I linda shumë fëmijë. Kur fillova të mësohem, mu ndërpre mundësia të lindë fëmije, kurse ai mua më bëri zarar. Ja resulall-llah, më jep fetva për këtë çështje”. Muhammedi s.a.v.s i tha : Oj Havle, sipas meje,ti më për burrin tënd nuk je e lejuar. H z . Havleja nga natyrshmëria e kishte zërin e ulët kur fliste dhe kërkonte zgjidhje. I lartësuar është All-llahu i cili dëgjoi të gjthë zërat. Ai që është i Madhëruar i dëgjoi zërat e Muhammedit a.s dhe Havles edhe pse ishin duke biseduar me zë të ulët. Prandaj për të kërkuar zgjidhje për problemet tona nuk është e nevojshme që ne atë ta shprehim me zë, por mjafton një afrim të vogël, një zemër të thyer e sinqertë dhe një shpirt që vuan por e din domethënien se për çka është krijuar. Kjo nuk bëhet për shkak se Ai ka nevojë për ne, por Ai është Ai që dëgjon sheh dhe mbikëqyr të gjitha problemet dhe nevojat e të gjithë njerëzve. Gjendja e njeriut ndryshon nga ajo e kafshëve dhe ajo e bimëve. Njeriu me atë gjendje shpirtërore si të Hz Havlesë i troket rahmetit të All-llahut të Madhërishëm,andaj dhe njeriu ka vlerë të ndryshme nga krijesat e tjera .
| |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Problemet tregoja atij që të dëgjon Thu 14 Jul 2011 - 18:37 | |
| Selamu Alejkum
Me pelqeu shume kjo teme..Se ne ditet e sotme cdo shtepi ose cdo familje ka probleme , nga xhelozia ose nga inati mund te thot dikush se ''vetem un jam mir s'kam asnje problem''.
Grindjet ne famlje vin nga shume raste dhe me plot arsye,por gjithmon duhet te mbeshtetesh ke Allahu xh.sh. dhe vetem ai e largon ate shqetesim e cdo familjes.
Allahu na e dhasht durimin ! | |
|
leontina Motrat islame
Numri i postimeve : 1 Data e regjistrimit : 31/07/2011
| Titulli: Re: Problemet tregoja atij që të dëgjon Sat 20 Aug 2011 - 12:59 | |
| Pushimet Ti Bësh Pushime
Jemi në një stinë ku dielli ngoh dhe djeg kudo.Këto ditë të nxehta na bëjn të mendojmë dhe te nxjerrim shumë mësime , gjithashtu të ulim dëshirën për pushime . Themi të ulim dëshiren për pushime , sepse jemi prej atyre besimtarëve që mendojmë se vendi për pushime nuk gjendet në këtë botë.Jeta e kësaj bote është jeta e punës , Durimit dhe sakrificës ,ndërsa ahireti është stina e lumturisë , vendi ku do të korrësh atë që do të mbjellësh.Në ahiret nuk kemi mundësi të shtojmë mbjellat tona, edhe në qoftë se do të duam;është vendi ku do të marrim prodhimin e asaj që kemi mbjellë;do të korrim atë që kemi mbjell në këtë bot, qoftë e paktë apo e shumtë, e dobishme apo e dëmshme.Aq sa të mira të grumbullojmë në këtë botë, aq herë të sigurtë, ballëhapur dhe me zemër te qetë do të hedhim hapat tonë drejt Ahiretit. "Eshtë i shkatërruar ai qe ka dy ditë njësoj" - ka thënë profeti (a.s). Midis termave të mistikës(tasavufit) është edhe fjala "ibnu'l-valt" që do të thotë " fëmija i kohës"...që tregon se cdo cast duhet ta kalojmë duke ia përkushtuar më të mirës ...të jemi të vetëdijshëm për kohën që kalojmë dhe ta shfrytëzojmë atë duke bërë punë të hajrit | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Problemet tregoja atij që të dëgjon | |
| |
|