79
pikët e fituara në testin e arritshmërisë ia mundësuan aplikimin në
shkollën e mesme të mjekësisë në Gjilan, por këtë, nxënëses Arife
Morina, ia pamundësoi drejtori i shkollës sepse ajo bartë shami
“Kjo është shkollë institucionale e jo shkollë fetare, dhe këtu nuk
ka vend për fe”, ishin fjalët e drejtorit të shkollës së mjekësisë që
ia tha Arifes.
Për këtë fakt babai i Arifes e njoftoi partinë e drejtësisë, e këta
të fundit thanë se ky privim nga e drejta për shkollim të mëtutjeshëm
për këtë nxënëse është i padrejtë dhe bënë presion që vajzës t’i
pranohen dokumentet, gjë e cila edhe ndodhi.
Vajza aplikoi të martën, por drejtori i shkollës së mjekësisë mohon
t’ia ketë ndaluar aplikimin Arifes, edhe pse pranon se i kishte thënë
se kjo nuk është shkollë fetare.
Edhe pse asaj iu mundësua aplikimi në shkollën e mjekësisë, problemi mbetet i pazgjidhur.
Sipas drejtorit për arsim në Gjilan, nxënësja bashkë me prindin dhe
kujdestarin e klasës duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen, ku thuhet se
nxënësit i ndalohet bartja e uniformës fetare në shkollë. “Në bazë të
kësaj ajo nuk mund të nënshkruaj dhe nuk mund të shkoj në klasë”,
përfundoi ai./IGj/