islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Shamia apo lakuriqsia? EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Shamia apo lakuriqsia? EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Shamia apo lakuriqsia? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Shamia apo lakuriqsia? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Shamia apo lakuriqsia? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Shamia apo lakuriqsia? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Shamia apo lakuriqsia? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Shamia apo lakuriqsia? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Shamia apo lakuriqsia? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Shamia apo lakuriqsia? EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Shamia apo lakuriqsia? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Shamia apo lakuriqsia? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Shamia apo lakuriqsia? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Shamia apo lakuriqsia? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Shamia apo lakuriqsia? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Shamia apo lakuriqsia? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Shamia apo lakuriqsia? EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Shamia apo lakuriqsia? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Shamia apo lakuriqsia? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Shamia apo lakuriqsia? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Shamia apo lakuriqsia? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Shamia apo lakuriqsia? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Shamia apo lakuriqsia? EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Shamia apo lakuriqsia? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Shamia apo lakuriqsia? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Shamia apo lakuriqsia? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Shamia apo lakuriqsia? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Shamia apo lakuriqsia? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Shamia apo lakuriqsia? EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Shamia apo lakuriqsia? EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Shamia apo lakuriqsia? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Shamia apo lakuriqsia? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Shamia apo lakuriqsia? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Shamia apo lakuriqsia? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Shamia apo lakuriqsia? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Shamia apo lakuriqsia? EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Shamia apo lakuriqsia? EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Shamia apo lakuriqsia? EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Shamia apo lakuriqsia? EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Shamia apo lakuriqsia? EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
511 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 511 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Shamia apo lakuriqsia? Empty96%Shamia apo lakuriqsia? Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Shamia apo lakuriqsia? Empty0%Shamia apo lakuriqsia? Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Shamia apo lakuriqsia? Empty0%Shamia apo lakuriqsia? Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Shamia apo lakuriqsia? Empty0%Shamia apo lakuriqsia? Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Shamia apo lakuriqsia? Empty1%Shamia apo lakuriqsia? Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Shamia apo lakuriqsia? Empty2%Shamia apo lakuriqsia? Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Shamia apo lakuriqsia?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Shamia apo lakuriqsia? Empty
MesazhTitulli: Shamia apo lakuriqsia?   Shamia apo lakuriqsia? EmptySat 4 Jul 2009 - 11:39

Shamia apo lakuriqsia? I202817402_55518_3 Shamia apo lakuriqësia?



Kur ishim të vegjël, prindërit shpesh herë për të na vënë në gjumë, që ne të mbyllnim sytë na tregonin përralla nga e kaluara e përrallat si gjithmonë fillojnë me… na ishte një herë.





Kështu po ndodh edhe me kanalin televiziv që do të ndezë debatin mbi ferexhetë. Edhe unë shkrimin tim po e filloj me… na ishte nje herë një kanal televiziv, i cili filloi të transmetojë një debat me një temë mjaft delikate e që kërkon një auditor të përgatitur. Të zhvillosh një debat, do të thotë të mësosh të falësh, të kërkosh të falur, pra ta pranosh tjetrin ashtu siç është. Etika që duhet të shoqërojë një debat alternativ, duhet të jetë e paraprirë nga gjuha e moralit dhe e arsyes. Normat e sjelljes, marrëdhëniet ndërnjerëzore, e drejta dhe rregullimi shoqëror i një bashkësie duhet të ngrihen mbi bazën e tolerancës e mirëkuptimit, mbi bazën e të pranuarit tjetrin ashtu siç është, pa e paragjykuar. Sipas intelektualëve që kanë marrë pjesë në këto dy emisione z. E. Tupe dhe zj. F. Musai etj, shamia është diskriminim dhe vajzat që e mbajnë atë janë të ndrydhura. Atëherë, unë me të drejtë ju pyes: - Mos vallë lakuriqësia është civilizim? Po para se të ndalem në civilizimin e tepruar të femrës në përgjithësi doja të theksoja atë që Islami nuk posedon asgjë që ne të turpërohemi apo të mbrohemi. Në botën e qytetëruar, civilizimi i tepërm i femrës bëhet shpesh që ajo të jetë objekt adhurimi ose përdorimi. Me këtë situatë ndeshemi jo rallë, p.sh kur zgjedhim një mis, kur vështrojmë një fotomodele në sfilata mode apo reklama talevizive, një balerinë që punon në klube nate, një këngëtare me ato videoklipet e saj të “famshme”, një sekretare ministri, një dado që rrit fëmijët e të tjerëve, një pastruese hotelesh apo diçka tjetër. Ndjenja e amësisë është ndjenja më e parë dhe më e bukur që duhet të karakterizojë një femër. Por “civilizimi” pa nguruar fare, vokacionit të nënës i ka vënë përballë këto lloj profesionesh që padashur amësisë i shpall robëri, ndërsa femrës moderne e të “civilizuar” i jep liri. Në këtë rast femra s’ka kohë për askënd, por vetëm për vete. E kështu, këtu femra nuk është më një personalitet me vlera, më së shumti ajo është diçka më tepër se një “shtazë e bukur”. Por përparimi dhe kultura e njerëzimit, gjithnjë shenjtërimin e vet e ka marrë nga mëmësia pasi ajo dhe vetëm ajo është e para dhe e vetmja që me shembullin e saj, edukon e rrit brezat e së ardhmes. Le të mundohemi të jemi konkret me njëri-tjetrin. Shamia, apo ferexheja siç doni ta cilësoni ju, gjithmonë sipas jush bën pjesë në atë që quhet diskriminim për femrën. Duke folur me penën time në emër edhe të motrave të mia muslimane, po ju vë përballë debatit tuaj për lirinë tonë gjoja të kufizuar, lirinë e vërtetë që gëzojmë ne sot.



Isha 14 vjeç kur u futa në rrjedhën e lumit me emrin ISLAM, askush s’më detyroi, askush s’ma ofroi si alternativë duke dalë shtëpi më shtëpi me broshura siç bëjnë disa sekte fetare të ndonjë feje tjetër, unë, duke hulumtuar në veten time, gjeta atë çka mua më mungonte, gjeta atë çka mua më bëri të ndihem më mirë, në paqe me veten dhe me të tjerët, pavarësisht se kundërshtimin e parë e gjeta tek nëna ime. Duke e zgjedhur Islamin si alternative, unë dola në përfundimin se duhet të zbatoj edhe detyrat e rregullat e jetës së tij. Por mos kujtoni se unë e pata të lehtë, ishin pikërisht vitet e para dhe më të vështira të situatës në vend. Dikush habitej, një tjetër qeshte, më përçmonte, shtrembëronte fytyrën e plot peripeci të tjera. Por ama kjo kishte edhe të kundërtën e saj, kishte nga ata që më përgëzonin, më përshëndesnin buzagaz pa më njohur.

Ndodhesha si midis dy botëve në një botë të vetme. Një paradoks mendimesh në kohë paradoksesh, në një botë të trazuar. Por gjithçka kalohet me besim në rrugën e zgjedhur. Thonë se mbulesa e kufizon lirinë. Kështu thonë vetëm ata që konceptin e lirisë e kanë të ngushtë. Shpesh herë virtyti e vlerat e larta që posedon njeriu, dhunohen fare lehtë nga e ashtuquajtura liri. Por ç’është liria në të vërtetë? Ku njeriu të bëjë ç’të dojë, ç’të dëshirojë pa e menduar cakun e dëshirës, mendësi lirie, jetesë lirie, liri… liri… liri.



Veshja që unë mbaj është obligim, është zgjedhja e dëshiruar e imja. Mos mendoni se unë nuk ndihem femër. Unë ndihem si gjithë ju moshataret e mia, kam plot ëndrra për jetën, studioj në universitet, shkruaj, marr pjesë në jetën aktive me shoqërinë e shkollës. Shoqëria ime është heterogjene, shoqet e mia nuk janë vetëm vajza me shami, e rëndësishme është që ato me paraqitjen e tyre, me sjelljen e tyre të ofrojnë moral për shoqërinë, ato nuk më paragjykojnë, më kanë pranuar kështu siç jam, madje shpesh më bëjnë komplimente për veshjen time pasi ajo gjithmonë është e kombinuar bukur. Kjo veshje mua s’më pengon të bëj realitet ato që dëshiroj, unë mendoj se kam gjetur të vërtetën, mëshirën, ngrohtësinë, dinjitetin, unë jam e rrethuar nga dashuria e Krijuesit tonë, ndërsa dashuria, ngrohtësia, toleranca e mirëkuptimi juaj më mungojnë. Ju intelektualë publikisht m’i mohoni këto për hatër të shamisë. Mund të diplomohesh, të dish shumë, të dhurosh diçka, të bësh një vepër edhe të mirë, mund të jesh edhe indiferent e mos të godasësh askënd, por kjo, kjo s’mjafton, gjthçka duhet të ketë dashurinë brenda që të ketë kuptim në të vërtetë. Dashurinë nuk mund ta blesh, atë mund ta dhurosh vetëm me shpirt e atëherë ajo merr kuptimin e vërtetë të saj, i ka brenda të gjitha, ngrohtësinë, tolerancën, mirëkuptimin etj. Nëse juve s’ju pëlqen shamia apo hixhabi, edhe mua e shumë njerëzve të tjerë nuk na pëlqen lakuriqësia. Shpesh shohim në ekranet e televizorit mjaft vajza të zhveshura gati-gati lakuriq, po kështu dalin në rrugë, shkojnë në shkollë apo në punë. Po pse, a është e moralshme kjo? Cili është mesazhi që përcjellin ndër breza? Shpesh na vjen turp e skuqemi në ambjente familjare apo shoqëri kur i shohim në ekrane apo diku tjetër ashtu. E të ruhesh nga të tjerët nuk është mëkat, as turp, por është shprehje e një përsosmërie morale dhe karakteri të fortë, është shprehje civilizimi dhe vetëpërgjegjësie. Sot në botë ka meshkuj të tillë që eksitohen duke e ditur se kanë përpara një femër, aq më keq nëse ajo është provokuese në veshje, këta meshkuj janë maniakë, ka meshkuj pedofilë nga të cilët prindërit duhet të ruajnë fëmijët e tyre që të mos bien viktimë, ka homoseksualë e lezbike që kërkojnë veten mes shoqërisë. Atëherë ç’duhet të bëjmë po s’u ruajtëm që të mos biem në këto lloj fëlliqësirash? Ne jemi krijuar që të ruajmë identitetin dhe të veprojmë me mend si qenie njerëzore, të dallohemi nga kafsha pasi shkolla jonë e ndërgjegjes është më e lartë e për pasojë duhet të dimë pse jemi krijuar, si jemi krijuar dhe se ç’duhet të përcjellim rregullisht në jetë, moral, mençuri apo marrëzi, çmenduri ndjenjash. Ne, vajzat me shami, nuk preferojmë diskot, ne s’pimë duhan e alkool, nuk kthehemi në shtëpi në orët e mesnatës nga takimi me të dashurin, nuk jemi objekt provokimi për meshkujt me pjesët e ndryshme të trupit. Dikur gruaja ka qenë një xhevahir i rrallë, i ruajtur në fund të detit me fanatizëm, ndërsa sot nuk është e vështirë që një grua të prostituojë, të drogohet, të jetë objekt përdhunimi duke filluar që nga babai i saj, vëllai, kushëriri e deri tek i huaji, askushi. Më lind e drejta të pyes: - A është ky morali për të cilin duam të flasim, a është kjo liria që e bën femrën të kërkuar, a është kjo ajo që ne kërkojmë të përcjellim për një komb vital e të qytetëruar? Më vjen keq që sharjet dhe “uljet” për Islamin fillojnë me një shami e mandej kalojnë në kanale të tjera duke e akuzuar atë si të prapambetur, fondamental, radikal, diskriminues, terrorist etj. Por Islami nuk ka asgjë të përbashkët me këto. Ndiej keqardhje që në shekullin XXI, në këto kohë të reja, ka ende mendësi të vjetra paragjykuese. Është po aq fatkeqësi që ka njerëz që e quajnë veten fetarë, madje predikojnë fenë, por nga sjellja e tyre morale janë thjesht materialistë të përbetuar. Ata që një gotë raki apo një shami të futur në çantë për t’u vënë me hope, e konsiderojnë të drejtë, unë nuk besoj se janë muslimanë të vërtetë. Islami në vetvete është sistem vlerash. Bota e qytetëruar i ruan dhe i do vlerat e vërteta. Po t’ju drejtoja të gjithëve ju lexues një pyetje se cili është shteti më demokratik në botë, padyshim që ju do të më përgjigjeshit se është Amerika. E pra, në Amerikë liria dhe të drejtat e njeriut nuk cënohen pavarësisht se je musliman, katolik, ortodoks, budist, i bardhë, i zi, i verdhë, i pasur apo i varfër. Mijëra familje muslimane të lindura të tilla apo të konvertuara jetojnë të integruara në këtë shtet. Këtu shoqëria jo vetëm që e pranon femrën me hixhab, por i jep mundësinë të integrohet. Atëherë pse në vendin tonë duhet të ndodhë ndryshe? Islami, si një sistem jetese me vlera, nuk ka asgjë të përbashkët me të keqen, të pamoralshmen. Që të flasim për Islamin, duhet të kemi parasysh këndvështrimin nga ku e shohim që e paragjyjkojmë, por duhet të shohim edhe sinqeritetin e ndershmërinë e zbatuesit. Nëse janë shumë muslimanë, duhet të dinë se sa muslimanë janë në të vërtetë, sa i zbatojnë detyrat për të manifestuar me të vërtetë të vërtetën e tij. Mesazhi Islam përshkohet nga misioni i tij paqedashës.

Muslimania e vërtetë që të nderohet e respektohet ashtu siç u nderua e u respektua Nënë Tereza, një katolike me shami në kokë, në radhë të parë duhet të luftojë të krijojë personalitetin e saj, të arsimohet, të përballet me dinjitet me të gjitha pengesat që i dalin përpara, të luftojë që të integrohet në jetën ekonomike, sociale apo edhe atë politike, pse jo. Fanatikët e civilizimit me apo pa diplomë nuk kanë të drejtë të na përjashtojnë nga jeta aktive e shoqërisë për shkak të shamisë. Të më falin zonjat dhe zonjushat e fesë katolike, murgesha siç quhen ndryshe, edhe ato studiojnë në universitete e në kokë mbajnë shami sipas traditës apo rregullit të fesë së tyre, ato kanë hapur kopshte e shkolla private ku një pjesë e madhe e shoqërisë edukojnë e shkollojnë fëmijët e tyre. Po veshja e tyre, po me shami, pse është e pranueshme nga një pjesë e shoqërisë, ndërsa hixhabi apo shamia muslimane diskutohen si të papranuara për shoqërinë? Ç’do të thotë kjo në të vërtetë, diskriminim apo… të luftojmë Islamin??? Përsëri marr shkas e ju pyes: -Përse në shkolla, institucione publike, një minifund dhe një bluzë tejet e hapur janë të pranueshme? Nëse këto janë preference apo e drejtë e tjetrit të vishet si të dojë, atëherë ç’po ndodh me ne, vajzat me shami, çfarë ju tremb, përse zgjedhja jonë është pengesë që ju s’e kaloni dot?

Që të kuptosh kuptimin e jetës tënde ne tokë do të thotë të bësh përpjekje pa ambicje për ta përmirësuar atë, do të thotë të bësh përpjekje dhe ta pranosh tjetrin pa e kërkuar gabimin tënd tek ai, do të thotë të pranosh fatin tënd. Mjaft njerëz gabimet e veta i kërkojnë tek të tjerët. A mos do të thotë kjo se lakuriqësia do të shfajësohet me shaminë e muslimaneve, duke i vënë këto të fundit në qendër të debateve televizive?

Shpesh mendoj, por edhe s’e gjej dot përgjigjen: - Pse një femër e nxjerr barkun jashtë, gjoksin e shpinën po kaq të zbuluara, këmbët e drejta apo të shtrembëra gati krejt jashtë me dy pëllëmbë fund dhe në gojë, hundë, gjuhë e bark vendos pirsa? Përse duhen gjithë këto për të shtrembëruar figurën e femrës, për ta paraqitur atë më shumë objekt se sa njeri? Nuk mund të pretendoj se çdokush duhet të vërë shami, jo, pasi edhe kjo ka të bëjë më shkallën e besimit, por që të paraqitet femra sa më natyrale, e thjeshtë, këtë e pretendoj, që ajo mos të kthehet në objekt përdorimi, këtë e kërkoj, që të jetë një figurë që përcjell moral për fëmijët e saj, këtë e dëshiroj. A nuk kam të drejtë?

Vazhdon.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shamia apo lakuriqsia?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shamia apo lakuriqsia?vazhdimi..
» Shamia apo miniqi
» Liria dhe shamia
» shamia penges per burrin tim
» A përmendet mbulesa (shamia) ne Kuran ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Gruaja dhe familja në Islam-
Kërce tek: