islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Liria dhe shamia EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Liria dhe shamia EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Liria dhe shamia EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Liria dhe shamia EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Liria dhe shamia EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Liria dhe shamia EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Liria dhe shamia EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Liria dhe shamia EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Liria dhe shamia EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Liria dhe shamia EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Liria dhe shamia EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Liria dhe shamia EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Liria dhe shamia EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Liria dhe shamia EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Liria dhe shamia EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Liria dhe shamia EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Liria dhe shamia EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Liria dhe shamia EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Liria dhe shamia EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Liria dhe shamia EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Liria dhe shamia EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Liria dhe shamia EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Liria dhe shamia EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Liria dhe shamia EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Liria dhe shamia EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Liria dhe shamia EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Liria dhe shamia EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Liria dhe shamia EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Liria dhe shamia EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Liria dhe shamia EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Liria dhe shamia EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Liria dhe shamia EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Liria dhe shamia EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Liria dhe shamia EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Liria dhe shamia EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Liria dhe shamia EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Liria dhe shamia EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Liria dhe shamia EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Liria dhe shamia EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Liria dhe shamia EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
95 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 95 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Liria dhe shamia Empty96%Liria dhe shamia Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Liria dhe shamia Empty0%Liria dhe shamia Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Liria dhe shamia Empty0%Liria dhe shamia Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Liria dhe shamia Empty0%Liria dhe shamia Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Liria dhe shamia Empty1%Liria dhe shamia Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Liria dhe shamia Empty2%Liria dhe shamia Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Liria dhe shamia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Liria dhe shamia Empty
MesazhTitulli: Liria dhe shamia   Liria dhe shamia EmptySat 24 Jul 2010 - 2:46



A cenon të drejtën e lirisë së besimit ndalimi në mjediset shkollore i femrave me shami, si një shprehje kjo e dëshmisë së tyre ndaj besimit Islam? Kjo çështje, qysh prej boll vitesh, shpërfaqet e fashitet kohë pas kohe. Pikërisht në këto çaste, në Francë debatohet për një ligj që synon të ndalojë “mbulesën tërësore”, me fjalë të tjera mbulimin tërësor a të pjesshëm të fytyrës së femrës. Së fundmi, nxënësja spanjolle Najva Malha u përjashtua nga Instituti “Camilo José Cela” në Pozuelo de Alarcón (rrethinat e Madridit), pasi nuk hoqi dorë nga mbajtja e shamisë në mjediset shkollore. Pak kohë më parë, në mjediset e Universitetit Publik të Barcelonës, u mbajt një seminar disaditor e që ngjalli mjaft interes, me temë: “Liria fetare dhe qytetaria myslimane”, nën përkujdesjen e z. Alex Seglers - profesor me zë në këtë Universitet - i cili njihet edhe si një specialist i kësaj fushe. Rrjedhimisht, për këtë çështje nuk duket se po vënë ujin në zjarr qeveritarët, por qytetarët e thjeshtë dhe qarqet akademike. Për të dhënë zgjidhjen e duhur, duhet të shkoklafiten disa çështje të ngërthyera tok: të identitetit, ruajtjes e respektimit të traditës e politikave të të gjitha llojeve. Ndërkohë që, në të vërtetë dhe po sipas mendimit tim, bëhet fjalë thjesht për konceptimin e lirisë dhe kufizimeve të saj.

Në fakt, çështja në fjalë nuk duhet as të ngatërrohet dhe as të përqaset me atë të mbrojtjes të së drejtës së barazisë gjinore, madje as edhe me çështjen e identitetit kulturor. Ajo ka të bëjë, sipas meje, me përqasjen e gabuar të qeverisë franceze ndaj kësaj çështjeje, së cilës ajo do t’i nxjerrë fundin. “Jemi një komb i vjetër dhe të bashkuar si një trup i vetëm rreth idesë së respektimit të dinjitetit të individit dhe në veçanti të dinjitetit të gruas, rreth mënyrës së konceptimit të jetës së përbashkët”, shprehet presidenti francez Nicolas Sarkozy. Nga ana e tij, z. Eric Besson, ministri francez i Emigracionit, Integrimit dhe Identitetit Kombëtar ka deklaruar: ”Mbulesa tërësore nuk është problemi kryesor i Francës në këto çaste dhe kjo është e qartë, por ajo cenon identitetin francez dhe identitetin perëndimor”. Dinjiteti i gruas! Identiteti francez dhe ai Perëndimor! Unë nuk besoj se këto janë argumente të qëndrueshme për të ndaluar mbulesën myslimane.

Trualli në të cilin duhet të shtrohet çështja, sipas arsyetimit tim, është e drejta e lirisë së shprehjes së besimit fetar, një ide të cilën shteti laik (apo shteti që nuk ka një fe të vetme zyrtare) e ka të sanksionuar në Nenin 16 të Kushtetutës spanjolle. Saktësisht, shtet laik nënkupton që institucionet e tij, synimet dhe aktivitetet e tij nuk duhet të pasqyrojnë asnjë parapëlqim fetar ndaj atyre të pranishme në vend; të gjitha pushtetet publike duhet të jenë asnjanëse rreth kësaj çështjeje. Për shembull, kryqi, si simbol identifikues i fesë kristiane, nuk duhet të jetë i pranishëm në shkollat publike apo mjedise të tjera shkollore. Nga ana tjetër ky simbol nuk paraqet asgjë të panatyrshme të mbahet në shkolla private, si një mjet po i tillë identifikimi i besimit kristian.

Sa i takon qytetarëve, ata gjenden në pozita krejt të ndryshme nga shteti dhe pushtetet publike në përgjithësi. Ata janë njerëz të lirë, të cilëve kushtetuta ua lejon dhe ua njeh të drejtën e lirisë së besimit, që do të thotë, mundësinë e përzgjedhjes së njërës apo tjetrës fe, apo edhe asnjërën prej tyre. Njëherazi, u garanton edhe ta shprehin besimin e tyre lirshëm në publik, përfshirë këtu edhe prozelitizmin, gjithmonë duke respektuar edhe të drejtat e të tjerëve dhe rendin e sigurinë publike në vend. Shteti, duke qenë laik, është i detyruar të shfaqë paanshmërinë e tij, por nga ana tjetër, qytetarët janë të lirë të përzgjedhin besimin e fetar apo bindjet e tyre jo-fetare, gjithmonë brenda kornizave që përcakton Kushtetuta e vendit.

Mbështetur në parashtrimet e mësipërme, natyrshëm që lind pyetja: A mundet vallë që t’u ndalohet grave myslimane shamia në mjediset publike, thjesht dukë germëzuar shprehjen ‘shteti është laik’. E në këtë kuptim, të lëshohet ‘receta’ se si duhet shpërfaqur besimi fetar i individit? Është e qartë se përgjigja në këtë rast është vetëm një fjale: JO. Individët (subjektet) që gëzojnë të drejtën kushtetuese të lirisë së besimit, mund ta shpërfaqin besimin e tyre fetar ballë individëve të tjerë të besimeve e bindjeve të ndryshme. Në këtë rast, përdorimi i shamisë është një shembull i tillë, mbrojtur e mbështetur saktësisht në të drejtat themelore të njeriut. Tjetër gjë është rasti kur mbulesa pamundëson identifikimin e individit dhe mund të vërë në rrezik sigurinë publike. Në këtë rast, mos-identifikimi i individit duke përdorur mbulesë, duhet të përjashtohet nga suaza e të drejtave të lirisë së besimit.

Ligji që është gatitur në Francë, synon ndalimin e mbulesës tërësore (velo integral), me fjalë të tjera të burqas që fsheh tërësisht fytyrën e femrës apo të nikabit që lejon vetëm dallimin(identifikimin) e syve. Kjo lloj ndalese nuk bie ndesh me lirinë fetare për arsyet e përmendura nga Sarkozia dhe ministri tij Besson...”dinjiteti i gruas apo identiteti francez dhe ai perëndimor”, por për shkaqe të rendit e sigurisë në vend. Një përjashtim klasik ky i rregullit të së drejtës së lirive themelore.

Në rastin e nxënëses spanjolle Najva Malha, rrethanat janë krejt të ndryshme, pasi ajo nuk përdor ‘mbulesën tërësore’. Ajo u përjashtua nga Instituti ““Camilo José Cela””-s për shkak të rregullores së brendshme disiplinore të shkollës, vetëm e vetëm se përdori hixhabin, që do të thotë shaminë që mbulon kokën. Kjo është një zgjedhje individuale që nuk vë aspak në rrezik rendin e sigurinë në vend, aq më tepër kur fytyra e saj është plotësisht e dallueshme(e identifikueshme). Duke përdorur hixhabin, qytetarja spanjolle Najva Malha ka ushtruar të drejtën e saj të lirisë së besimit që ia garanton kryeligji (kushtetuta), një e drejtë themelore e njeriut që mbizotëron ndaj çdo lloj ligji, aq më tepër ndaj çdo lloj rregulloreje. Kështu, përjashtimi i saj nga Instituti nuk mbështetet aspak në të drejtën kushtetuese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Liria dhe shamia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbulesa dhe Liria.
» Liria e të drejtave të çmenduris
» Islami, liria e të shprehurit dhe e besimit
» Liria e shprehjes dhe cenimi i saj tek Amerikanët
» Liria e fesë Falja e namazit në shkollat gjermane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: