Një grup për të drejtat e njeriut i përbërë nga myslimanët amerikandhe Këshilli për marëdhënie amerikano-islame kanë kërkuar që gjatë iftareve që do të organizohen në xhami t’i hapen dyert edhe jo muslimanëve që duan të marrin pjesë në këto ceremoni, njofton ‘mehr’.
Ky grup i myslimanëve në deklaratën e tij për media thotë se kontakti mes muslimanëve dhe jo myslimanëve është rruga më e mirë për tejkalimin e paragjykimeve të tyre ndaj fesë islame.
Drejtori i CAIR-it, Nihad Evez në lidhje me këtë tha: “Bashkëpunimi individual dhe shoqërorë i myslimanëve dhe jomyslimanëve është çelësi i zgjidhjes së ndjenjave anti-myslimane në Amerikë.”
Nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare për numrin e myslimanëve në SHBA, mirëpo thuhet se në këtë vend jetojnë afër 7 milion mysliman.
(Breziiri)