Pas disa dekadave të sekularizmit të detyruar, në Taxhikistan bie në sy një pasqyrë e re e lulëzimit të Islamit
Por, qeveria laike e Taxhikistanit, për ta shtypur shprehjen fetare,
është duke punuar shumë kundër shfaqjes së njerëzve që ndjekin mësimet
islame, të cilat shfaqen përmes mjekrës, shamisë etj…
“Ne këtu kemi një ekstremizmit laik”, thotë Khodzhi Akbar
Turadzhonzoda, udhëheqës i mirënjohur musliman dhe ish-anëtar i
parlamentit në Taxhikistan, të dielën, më 17 Korrik për New York Times.
Sot, më shpesh mund të shihni një njeri me mjekër, ose një grua me shami.
Dyqanet ku shiten sexhadet, CD me ligjërata të incizuara fetare dhe
zbukurime me vende të shenjtë muslimane janë gjithashtu duke lulëzuar.
Në përpjekje për të frenuar rritjen e skenave të tilla religjioze,
qeveria e Taxhikistanit ka ndërmarrë hapa për të kontrolluar imamët e
xhamive, gjë që shqetëson besimtarët.
Vitin e kaluar, presidenti i Taxhikistanit Enomali Rakhmon ka
urdhëruar kthyerjen në shtëpi të studentëve që kanë studiuar studimet
fetare jashtë vendit dhe ka kritikuar trendin në rritje të veshjes
islame në vend.
Qeveria e Taxhikistanit, gjithashtu, u ka imponuar hatibëve hytbet e
përgatitura në ditën e xhumasë, duke pohuar se me këtë është duke
luftuar radikalizmin, dhe ka botuar një koleksion prej 52 hytbeve të
cilat do të lexohen çdo të premte gjatë gjithë vitit.
Muajin e kaluar parlamentarët kanë miratuar ligjin i cili, ndër të
tjera, ndalon fëmijët nën 18 vjeç të marrin pjesë në shërbimet fetare në
xhami.
Edhe pse ligji nuk është nënshkruar nga presidenti Rakhmona, në disa
vende autoritetet kanë filluar ta zbatojnë duke i larguar të rinjtë nga
xhamia, ndërsa të rriturit i dënojnë duke i akuzuar se ua mësojnë të
rinjve fenë pa lejen e qeverisë.
Pasi të nënshkruhet ligji prindërit mund të përballen me dënime të ashpra, madje edhe me burgim.
Udhëheqësit muslimanë i kanë kritikuar veprimet e qeverisë si një përpjekje për të konsoliduar pushtetin.
Qeveritë perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë dënuan masat drakoniane të qeverisë së Taxhikistanit.
Kohët e fundit diplomatët amerikanë këto masa i kanë quajtur “Shkelje
sistematike, të vazhdueshme dhe të papara të lirisë fetare”.
Taxhikistani është një nga pesë shtetet e Azisë Qendrore, të ish Bashkimi Sovjetik, i cili fitoi pavarësinë në vitin 1991.
Sipas disa të dhënave të fundit, muslimanët përbëjnë rreth 90 përqind të popullsisë 7.2 milionëshe të Taxhikistanit ./IGJ/