[center]
Çka nëse ndryshojmë pak perspektivën tonë dhe të planifikojmë për Ramazanin ashtu siç do të planifikonim për pjesëmarrjen tonë në një Maratonë?
Shumica e njerëzve heqin dorë nga feja gjatë tërë vitit dhe presin pastaj Ramazanin për të marrë një shtyrje të re të energjisë shpirtërore. Këta individë janë shpirtërisht jashtë formës, të lëkundur fetarisht, nuk i kushtojnë rëndësi obligimeve fetare dhe nuk kanë kohë për të lexuar Kur’anin. Ata hyjnë në Ramazan me një besim të varfër, dhe zvarritën gjatë tërë muajit në mënyrë që të rimarrin veten e tyre shpirtërisht. Këtyre ju kalojnë së paku dy javë për ta marrë ritmin, dhe kur ata arrijnë këtë Ramazani veçse ka përfunduar. Bekimet e shumta të këtij muaji janë aq të mëdha sa që çdokush mund ti arrijë ato me pak mund. Por siç pamë edhe më lartë shumica nga njerëzit po marrin vetëm një pakicë nga to.
Çka nëse ndryshojmë pak perspektivën tonë dhe të planifikojmë për Ramazanin ashtu siç do të planifikonim për pjesëmarrjen tonë në një Maratonë? Sa do të ndryshoj përvoja jonë e fituar nëse ne do të jemi të përgatitur për të, duke garuar në Ramazan me një iman (besim) të plotë? Për të arritur këtë duhet që të ushtrojmë shumë më herët në mënyrë që ta ndërtojmë qëndrueshmërinë tonë shpirtërore. Nëse ne jemi të përgatitur për Ramazan apo për çdo punë të kësaj bote ne së pari duhet të ndërmarrim disa hapa për të arritur qëllimet tona:
1. Të shkruajmë qëllimet tona, duke u dhënë prioritet sendeve më më rëndësi duke bërë plan. Qëllimet e larta duhet ndarë në qëllime me të vogla që arrihen më lehtë. Psh. Nëse qëllimi jonë i madh është leximi i Kur’anit gjatë Ramazanit atëherë i ndajmë nga 4 faqe pas çdo namazi ditor.
2. Duhet të fokusohemi se çka duamë të arrijmë dhe çfarë rezultatesh duam. Duhet të imagjinojmë veten duke arritur qëllimet dhe duke korrur sukses.
3. Të pyesim veten pyetje të mira. Mënyra për ta vlerësuar jetën tonë është duke bërë pyetje, prandaj në qoftë se bëjmë pyetje të mira andaj mendja jonë do të ofron përgjigje të mira që do të ndikojnë në interpretimin e ngjarjeve.
4. Të jemi optimist. Duke pasur një qëndrim të mirë, pozitiv, i bëjmë të gjitha ndryshimet në arritjen e qëllimeve. Kur një person ka shpresë, e ven shpresën e tij në Allahun dhe pastaj bën përpjekjet e nevojshme, çdo gjë është e mundur.
Tani duhet të fillojmë me hapat e nevojshëm për zbatimin e qëllimeve tona gjatë muajit Ramazan në mënyrë që të marrin dobitë maksimale.
- Të fillojmë agjërimin e të hënave dhe të enjteve për të përgatitur trupin tonë për Ramazan. Kjo do të jetë e barabartë me dy cikle të ushtrimeve brenda javës për tu përgatitur për maratonë.
- Të rrisim adhurimet tona bazike, thjeshtë duke shtuar ato- psh nëse falim vetëm namazet farze të shtojmë sunnetet dhe të shtojmë dhikrin pas tyre- kjo është e barabartë me shtimin e sasisë së peshës gjatë ushtrimeve tona.
- Të vendosim qëllimet për të lexuar Kur’anin. Leximi i Kur’anit çdo ditë ushqen shpirtin ashtu si ushqimi trupin. Andaj të fillojmë ta ushqejmë shpirtin tonë?
- Të fillojmë me namazet e natës edhe nëse e bëjmë vetëm një herë në
javë- kjo do të na parapërgatit për rizgjimin tonë shpirtëror.
- Ti mbledhim të gjitha rrobat, e gjësendet shtëpiake që nuk i përdorim për ti dhuruar gjatë këtij muaji pasi shpërblimi është më i madh. Kjo do ti forcon muskujt tonë të dhënies dhe bujarisë për muajin e dhënies.
Pra të fillojmë të ushtrojmë për Maratonën e Ramazanit nga tani që të përgatisim qëndrueshmërinë tonë shpirtërore, të forcojmë muskujt tonë fetarë në mënyrë që të garojmë për në kulmin e besimit dhe të arrijmë fitoren përfundimtare Devotshmërinë e vërtetë!
[/center]