M.Fethullah Gylen thotë : “Përparësia nuk është tek ngjyra, raca, soji e sorollopi, por tek devocioni ndaj Zotit dhe vlerat njerëzore”
“Bota është duke kaluar një krizë shpirtërore. Të gjitha shtyllat thelbësore mbështetëse për njerëzimin janë shembur dhe shkatërruar”,
“Ne duhet të jemi si qenie ‘pa duar kundër atyre që ju qëllojnë, pa fjalë
kundër atyre që ju mallkojnë...!”
“Kurrë mos harro se ke shumë vëllezër që s’janë ulur në prehrin e nënës tënde!”
"Kush i përgjason një populli, ai është prej tyre. ose Nuk është prej nesh ai që iu pergjason të tjerëve."
Çdo popull ka imixhin dhe bontonin që e dallon nga tjerët.
Populli i cili e respekton veten, i edukon bijtë e vetë në frymë të idealeve që i mbështet, me këtë qytetari do të jetë një pasqyrë konkrete e ideve dhe e idealeve të popullit përkatëse.
Ndërkaq, populli i cili i ka harruar idealet dhe bijtë e të cilit nuk i kanë të qarta punët, ai popull me kalimin e kohës shkrihet, sepse mbi të do të dominojë një popull më i fortë dhe më i dalluar.
Me rastin e miratimit të formimit të shtetit hebrej, çifutët u tubuan nga të gjitha anët e botës, Ata flisnin gjuhë të ndryshme dhe kishin zakone të ndryshme.
Mirëpo edhe përskaj kësaj, çdo emigrant hebre që transferohej në Palestinë e obliguan që ta mësoje hebraishten dhe ta vendosin kapelën ( kapa ) hebreje.
Pra nuk ka popull pa traditën dhe bonton.
I dërguari i All-llahut i ndaloi muslimanëve tu përgjasojnë të tjerëve në imixh, veshje, lëvizje, sjellje, të folur apo bonton, sepse pas gjithë kësaj qëndron ndjenja që i dallon konceptet e caktuara nga të tjerët, metodologjitë nga të tjerat si dhe virtytet e një komuniteti nga tjetri.Disfatën e mbrendshme para çdo populli tjetër në botë, sepse disfata e brendshme para një komuniteti të caktuar është ajo e cila shtynë njeriun që ta imitojë një komunitettë caktuar, ndërkaq muslimanët janë të krijuar që të jenë prijës të njerëzimit.
Edhe populli shqiptar ka imixhin e vetë që dallohet nga të tjerët. Për popullin shqiptar kane shkruar shumë udhëpërshkrues. Është kënaqësi kur lexon Bajronin i cili kërkonë të hedhë sy mbi Shqipërin, mandej Xhorxh F. Wiliams e sidomos Shelleys kur popullin shqiptar e thirë me emër përkëdhelës “ALBI”.
Opinionet e tyre janë objektive dhe modeste. Shkruajnë për trimërinë, për bukurinë, për zakonet e traditat, për tokën shqiptare, për besën dhe mikpritjen, për gratë...dhe gjithë ne duhet ti kuptojmë ata dhe përshkrimet e tyre. Mirëpo, ata nuk kanë jetuar në kohën kur përgjaket toka shqiptare, kur populli shqiptar bëhet popull i ndaluar, kur i mohoej kultura dhe kur historia iu dhunua.
Ata nuk jetuan as në kohën e “MALËSORES” e as në kohën e “BESNIKUT”, ata nuk u ndeshen me tipat fanatik të papërmirësuar që shoqërinë shqiptare e ndajnë në shtresa shoqërore: qytetar e fshatar, të pasur e të varfër. Kurrë të kurrës ata nuk kanë për të kuptuar për dashurin e dy të rinjëve që shndërohet në tragjedi; dashuri kjo që për nga sinqeriteti, shpirtmadhësia e vetëflijimit i ngjan dashurive të mëdha, që dinë ti imagjinojnë mjeshtërit e mëdhenjë të pendës...
Ndoshta ata janë takuar me fisnikërinë e nënës shqiptare që di të mjekojë plagët e të varfërit djalë, kur ai është më i lënduar,Ata nuk e dijnë mentalitetin e shqiptarëve...
Nuk di si ta quaj, fillimin e demokracis në trojet tona, dhunim apo impunim .
Ajo ishte një ëndërr e keqe që dita ditës, imixhi i popullit tonë po duket në sy të keq, ndaj tjerëve.kur të duan të trazojnë kur të duan të mjekojnë vallë ku janë ,Shqiptarët e vërtet që edukonin bijtë e vet me ideale konkrete, që mos ju ngjasojë të tjerëve apo jemi bërë si të tjerët apo edhe më keq..!
"Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj fale popullin timë, Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!
Të dëgjojmë Shuajbin a.s. se si e thërret popullin e vet:
"...O populli i im, adhuronie Allahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij, Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejtë matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerzëve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas për-mirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë.
(El-A'raf, 85).
"Ne nuk të shpallëm ty (Kur'an), për asgjë tjetër vetëm që t'u sqarosh atyre atë për ç'ka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë." (En-Nahl, 64).
Sa do të dëshiroja, Populli im të ishte sikur, do t`i ngjante bletës e cila hanë fryte të ndryshme , duke ndjekur frymëzimin e All-llahut , që pastaj prej saj të dalë nektar ngjyrash të ndryshme ku gjendet ilaci për njerëzit.
“Atdheu s’është pyll, por kopsht. Për ta mbushur dhe rregulluar atë, ka nevojë për
përgatitjen e luleve e të fidanëve frutore."
M.Fethullah Gylen thotë :
Për paqen dhe dinjitetin e njeriut e vlen të sakrifikosh të mirat e jetës.
Sipas Mësuesit të Madh -Fethullah Gylen:
“Synimi i mësimit është që dija t’i bëhet njeriut prijës dhe udhërrëfyes, që të ndriçohen udhët që shkojnë në përsosjen njerëzore (...), t’i hapim rrugët që çojnë në lumturinë e brezave të ardhshëm...”;
Në platformën e mendimit, qëllimi dhe synimi duhet të zënë gjithmonë vendin e parë...”;
“Grimca e punëve të bëra orientuar kah pëlqimi i Zotit ka vlerën e një dielli, pika, vlerën e një deti dhe çasti, vlerën e përjetësisë...”
----------------------------------
Shkruar nga: Bujamin SALIJA