E diel 17 Nëntore 2013 13:54Atletët turq, e të cilët duket të jenë mbështetës të presidentit egjiptian Muhamed Mursi, nisën maratonën e tyre në Stamboll duke veshur fanelat me shenjen “Rabaa”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për situatën në Egjipt.
Atletët të cilët në orët e mëngjesit nisën maratonën e 35-të të Stambollit, ishin të sponsorizuar nga Vodafone. Por kjo nuk u pengoi atyre që të vënë në dukje fanelat e verdha, ku ishte e stampuar shenja Rabaa, e cila u bë një shenjë universale për të shprehur mbështetje për protestuesit e anti grushtshtetit në Egjipt.
Disa nga vrapuesit mbanin maska me fytyrën e presidentit Mursi, duke shprehur kështu mbështetjen për protestuesit.
Ndërkohë Turqia vazhdon të mbetet ndër mbështetësit më të mëdhenj të demokracisë në Egjipt, OJQ-të turke tashmë kanë zhvilluar platformën elektronike "R4BIA", e cila kujdeset për printimin, shpërndarjen e mesazheve dhe pamfleteve që shprehin domosdoshmërinë e kthimit të legjitimitetit demokratik në Egjipt. /mesazhi/