Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: 11 shtatori i Norvegjisë – autori antiislamist Sat 23 Jul 2011 - 14:06 | |
| 22 korriku 2011 u shndërrua në një 11 shtator të hidhur për shtetin e [color:a75a=rgb(40, 5, 156)]qetë e paqësor të Evropës, Norvegjinë. Këtë të premte pasdite, në qendër të kryeqytetit, Oslo, një 32 vjeçar lokal me emrin, Anders Behring Breivik, mendohet se la pranë ndërtesës qeveritare në kryeqytet, një makinë-bombë.
Ndërtesa 17 katëshe e qeverisë pothujase ra dhe u shkatërrua në masë të madhe. 7 veta u vranë, 90 u plagosën.
Breivik veshi një uniformë policore dhe i hipi një barke, ndërkohë, për të shkuar në ishullin Otaya për të tjera viktima. Aty si çdo vit rreth 700 të rinj të Partisë Laburiste në pushtet mblidheshin në tubimin më të madh politik për të rinjtë. Breivik i kishte thënë personit që e dërgoi tek ishulli, se pas asaj që kishte ndodhur në Oslo, duhej ofruar siguri. Me të mbërritur, i kishte ftuar të rinjtë t’i afrohen dhe kishte nisur t’i ekzekutojë. Fillimisht, policia tha se ishin vrarë 10 veta, por në mëngjes konfirmoi numrin shokues prej 80. Në total, në atë që është dita më e rëndë e Norvegjisë që prej Luftës së Dytë Botërore, duket se një person i vetëm ka vrarë 87 të tjerë. Dhe, ky nuk është numri përfundimtar. Autori 32 vjeçar u arrestua dhe shtëpia e tij në perëndim të Oslos u bastis. Ai u përshkrua nga mediat lokale si pjesë e një grupi ekstremist të djathtë me ndjenja anti-Islamiste dhe në përgjithësi kundër imigrantëve./indeksonline/
| |
|