Ishte raportuar në një letër locale nga një vajze të re në Rochdale, e cila ishte përdhunuar në një rrugicë të errët në një mbrëmje.
Në një mbrëmje tjetër, në të njejtën kohë, një vajzë e re muslimane po shkonte në shtëpi pasi kishte kryer obligimet që kishte ne kolegj. Filloi të errësohet shumë shpejt, ajo donte të mbërrinte në shtëpi sa më shpejtë që nëna e saj të mos shqetësohet.
Vajza e re muslimane ishte mëdyshas; Të marrë rrugën e shkurtë në të njejtën rrugicë që të arrijë në shtëpi më herët, apo të marrë rrugë më të gjatë por që nëna të shqetësohej për vonesën e saj.
Për të fituar kohë, ajo zgjodhi rrugën më të shkurtë pra rrugën në të cilën një natë më herët një grua tjetër ishtë përdhunuar nga një person i panjohur. Tek sa vajza po shkonte rrugës së ngushtë dhe të errët, ajo takoi një njeri të mbrapshtë, me një fytyrë kërcënuese, i cili ecte në drejtim të saj në fundin tjetër të rrugës.
Pasi hapi i saj filloi të ngadalësohet, ajo filloi të lexojë Ajet-ul-kursinë që të shpëtojë nga ky rast.
Gjatë kalimit, njeriu e shikoi drejtë në sy, por nuk e ngacmoi dhe iku.
Kur vajza mbëriti në shtëpi, ajo i tregoi familjes së saj për këtë njeri me fytyrë kërcënuese që kishte takuar rrugës. Ata e këshilluan atë që të lajmërojë policinë. Kur ajo kontaktoi me policinë, ata kërkuan prej saj që të jap një përshkrim fizik të trupit të këtij njeriu. Dhe përshkrimi përputhej me atë të cilin e kishte dhenë edhe vajza që ishte përdhunuar më parë.
Disa ditë më vonë, vajza e re muslimane mori një telefonatë nga policia, me anë të së cilës i kërkonin të shkonte në polici për të identifikuar njeriun e dyshuar. Të dyja, vajza që ishtë përdhunuar dhe vajza muslimane identifikuan të njëjtin person. Policët e pyetën përdhunuesin pse ai sulmoi vajzën e parë e jo të dytën?!,
Ai, duke iu referuar vajzës muslimane, u përgjigj: ‘Pse duhej të sulmoja atë kur ajo kishte me vehte dy njerëz të mëdhenjë që ecnin bashkë me të?’
"All-llahu është Një, nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumi, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi. "
Kur’an - El-Bekare. 2 – 255