Qindra
studente saudiane, gjatë ditës së shtunë janë mbledhur në kampusin e
universitetit Umm al-Qura në Mekë si shenjë proteste kundër padrejtësive
në procesin e regjistrimit, njofton “islambosna”.
Në një përpjekje për të qetësuar situatën nënkryetari i
universitetit, Bedr Bin Ahmed HabibAllah, u ka thënë studenteve se do
të pranohen pa paguar regjistrimin, të cilin do ta paguaj qeveria.
Studentet kanë akuzuar universitetin se ka pranuar studentë që nuk
kanë plotësuar kriteret e nevojshme, ato thonë se ekziston favorizim dhe
rezervim i vendeve për shokët dhe familjarët.
Shuhejla Zejnel Abidin, nga shoqata e të drejtave të njeriut deklaroi
se favorizimi është shumë i përhapur në universitetet saudiane, çka ka
bërë që studentet të “bombardojnë” universitetin me shishe me ujë, gjest
të cilin Shuhejla e kundërshton.
“Studentet kanë të drejtë, por nuk është dashur një reagim i
tillë, sepse mund t’ua dobësoj pozitën e tyre. Kanë pasur mundësi që
nëpërmjet kanaleve zyrtare të luftojnë për të drejtat e tyre, e jo
nëpërmjet dhunës.” tha Shuhejla. Ajo kërkoi intervenimin agjencisë për anti-korrupsion në lidhje me favorizimin gjatë procesit të regjistrimit.
(Breziiri)