Mijëra studente femra kanë protestuar sot brenda Universitetit të al Azharit në Egjipt, duke denoncuar dhunën ndaj protestuesve paqësor që kërkojnë demokraci. Demostratat u zhvilluan përballë Fakultetit të Inxhinierisë në degën e qytetit Nasr. Studentet mbanin pankarta që denonconin dhunën e ushtrisë ndaj protestuesve, si dhe të tilla kundër kreut të Al-Azharit, Ahmad Al Tayeb, i cili mbështeti ushtrinë për ta rrëzuar presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Dr. Muhamed Mursin.
Studentet thanë se ato do të mblidhen në një takim urgjent në kampusin e tyre, për të shqyrtuar sjelljen e Dr. Mohja Ghalib, i cili ka ndihmuar forcat e sigurisë për arrestimin e studenteve që protestonin kundër veprimeve brutale të ushtrisë. Ghalib urdhëroi këshillin disiplinor për të shuar demonstratat, dhe arrestuan studentët që ngrinin katër gishtat, në shenjë përkujtimi për dëshmorët e Rabia El Adevije. /mesazhi/