Qindra studentë egjiptianë po protestojnë të zemëruar nga një helmim masiv me ushqim, pasi rreth 500 studentë nga universiteti Al-Azhar u shtruan në spital pasi u diagnostifikuan me helmim nga ushqimi.
Khaled el-Khateib, një zyrtar i lartë egjiptian i Ministrisë së Shëndetësisë, tha të martën se të gjitha rastet e helmimit ndodhur pasi një vakt “helmues” është shërbyer në konviktet e Universitetit prestigjioz të Eggjiptit.
Mohamed, një student në Al-Azhar, tha se ky nuk ishte rasti i parë i helmimit me ushqim në universitet.
"Kjo nuk është hera e parë që ushqimi ynë ka qenë i helmuar. Një incident i ngjashëm ka ndodhur më parë. Së pari, ne kërkojmë ushqim të pastër, dhe së dyti, ne kërkojmë shkarkimin e drejtorit të Universitetitit, pasi ai është përgjegjës për menaxhimin e të gjitha shërbimeve. "
Universiteti ka lëshuar një deklaratë paralajmëruese që studentët të mos shfrytëzojnë ushqimin nga mensa, duke thënë se incidente të tilla kanë ndodhur në universitete të tjera.
Nisin hetimet
Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit Talaat Ibrahim, ka nisur një hetim për incidentin dhe urdhëroi për t'iu referuar të gjitha mjeteve të përdorura për përgatitjen e ushqimit dhe mostrat e ushqimit.
Një raport zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë tha se studentët u shpërndanë në tetë spitale të Kajro.
Të hënën, qindra studentë të zemëruar nga incidenti kanë demonstruar jashtë konvikteve, duke bllokuar rrugët dhe duke kënduar slogane kundër menaxhmentit të universitetit.
Studentët e zemëruar thanë se numri i vërtetë i të helmuarve është 1,000.
Universiteti është pjesë e xhamisë Al Azhar, dhe është vendi kryesor në botë për mësimin e fesë islame. Përveç studimeve fetare, aty studiohen edhe shkencat humane dhe shoqërore.
/mesazhi/