Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Egjipt: Dijetari i Al-Azharit kundër ferexhes Sat 18 Sep 2010 - 19:17 | |
| Dijetari egjiptian i xhamisë prestigjioze Al-Azhar të mërkurën mbështeti ndalimin e ferexhesë në Francë, duke deklaruar se ferexheja shkatërron imazhin e Islamit.Abdel Muti el-Bayyumi, anëtar i Këshillit të alimëve të Al-Azharit, tha se ferexheja nuk ka mbështetje nga ligji islamik dhe se nuk ka asgjë në Kur’an dhe Sunetin që do ta mbështeste atë.“Personalisht unë e mbështes ndalimin e ferexhesë, dhe shumica e vëllezërve të mi në Akademinë islamike të shkencave gjithashtu e mbështesin atë. Qëndrimi im për ferexhenë, në të vërtetë, është më i vjetër se ai francez,” tha Bayyumi, i cili gjithashtu shkroi një libër kundër bartjes së ferexhesë.“Unë dua të dërgoj një mesazh muslimanëve në Francë dhe Evropë. Ferexheja nuk ka mbështetje nga Islami. Unë isha i tronditur kur pashë se disa motra në Francë bartin ferexhenë. Ajo nuk e jep përshtypjen e Islamit.”Të martën Parlamenti francez ka miratuar një ligj për ndalimin bartjes së ferexhesë në publik, që do të thotë se ndalimi do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, nëse nuk anulohet nga gjykata e lartë.Teksti i ligjit nuk e përmend islamin, por qeveria e presidentit Nicolas Sarkozy promovon ligjin si mjet për mbrojtjen e grave që janë të detyruar që të bartin ferexhenë.El-Azhar, një ndër Universitetet kryesore të muslimanëve sunnit, e kundërshtoi ferexhenë në Egjipt dhe ka ndaluar atë në klasa.Ministria egjiptiane e arsimit e ka imponuar ndalim e ferexhesë në universitete, por gjykata ka anuluar ndalim në bazë të të drejtave të garantuara kushtetuese./islamgjakova/ | |
|