Deri tani ka patur fondacione me bazë kristiane apo hebreje që japin bursa për studentët e këtyre besimeve, por së fundmi është krijuar edhe një fondacion në mbështetje të studentëve myslimanë që jetojnë në Gjermani
iham Fet-Tahi, një vajzë e vogël në trup me një shami jeshile të hapur në kokë është duke qeshur. Mbi të gjitha ajo ka punuar shumë për këtë ditë. “Kur kishte diçka të rëndësishme për të përfunduar, ne kemi ndenjur deri natën vonë. Ne takoheshim të paktën njëherë në javë, prandaj dhe kishte shumë për të bërë”, thotë Siham.
Gjithëçka nisi me një ide të përbashkët me disa miq të saj: të krijohej një fondacion që të mundësonte bursa për studentët myslimanë të talentuar. “Ne menduam: do të japim më të mirën dhe do të përpiqemi. Dikush duhet ta provojë”, vazhdon ajo.
Ndërkohë që studentët hebrenj apo kristianë mund të aplikojnë për bursa me baza fetare të financuara nga fondacione private dhe shteti gjerman, myslimanët nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Të paktën deri tani. Bülen Ucar është krenar kur thotë se është krijuar një fondacion që jep bursa për myslimanët. “Merita e këtij fondacioni mysliman bursash është një sinjal i qartë i pranimit nga shoqëria gjermane dhe një hap drejt cilësisë”, thotë ai.
Bülent Ucar është profesor i teologjisë islamike në Universitetin e Osnabrück në Gjermaninë Veriore dhe kryetar i fondacionit të ri, Avicenna. Ucar thotë se ai ishte mjaft i surprizuar kur disa të rinj i paraqitën atij idenë dhe ai e mbështeti menjëherë. “Ne morëm parasysh faktin se myslimanët përbëjnë rreth 3 deri në 5% të popullsisë, por nëse shohim tek shifrat e fondancioneve ata nuk janë të përfaqësuar”, pohon Ucar.
Mungesa e informacionit
Sipas tij kjo gjëndie vjen për shkak se shumë myslimanë gjermanë janë brezi i dytë i emigrantëve, prindërit e të cilëve erdhën në Gjermani, si puntorë pak të kualifikuar në kërkim të një pune, dhe nuk janë në gjendie të japin këshillat e duhura për fëmijët e tyre se si ata duhet të sillen në sistemin kompleks edukativ gjerman. “Shumë studentë vijnë nga familje që nuk kanë një të kaluar akademike dhe shpesh nuk e dijnë se mund të aplikojnë për bursa. Ata nuk kanë informacion dhe deri tani nuk kishte një fondacion bursash veçanërisht për myslimanët.”
Bülent Ucar, kryetar i fondacionit Avicenna
Sidoqoftë bursat e reja nuk do të jepen në bazë të backgroundit social, thotë Ucar, por në bazë të përgatitijes akademike. Por a është më të vërtetë i nevojshëm krijimi i një fondacioni të tillë, kur ka shumë fondacione politike, organizata tregëtare dhe fondacione jo-fetare dhe jo-politike ku mund të aplikojnë të gjithë studentët? Të dy, Sahim dhe Ucar besojnë se është i nevojshëm. Ata thonë se nuk është thjesht një çështje barazie, por tu ofrohet edhe një mbështetje studentëve myslimanë, duke përfshirë edhe seminare ku studentët mund të diskutojnë për besimin e tyre dhe praktikat fetare. “Bursat tona do tu jepen myslimanëve, por nuk do të bëjmë pyetje rreth praktikave fetare apo orientimit të tyre. Ne duam të reflektojmë pasurinë e jetës myslimane në Gjermani”, thotë Sahim.
Jo vetëm për myslimanët
Ndërkohë që duhet të përcaktohen ende kriteret, Ucar thotë burë do të përfitojnë edhe një kuotë e caktuar jo-myslimanësh, të cilët janë të fokusuar në një temë rreth Islamit apo myslimanëve në Gjermani. 50 bursat e para do të jepen duke nisur nga fillimi i vitit akademik vitin e ardhshëm, ndërsa në 2017 Avicenna ka si qëllim të japë 400 bursa studimi në vit. Shpenzimet e jetesës do të mbulohen nga qeveria gjermane, ndërkohë fondacioni privat Mercator do të paguajë për kurset e gjuhës dhe seminaret.
Ky fondacion do të financojë 1 milion Euro në pesë vitet e para, dhe pas kësaj Ucar shpreson se do të jetë komuniteti mysliman turk ai që do bëjë hapin e tij. “Janë rreth 2 mijë xhami dhe shoqata në Gjermani që na kanë hapur dyert. Ato duan të mbështesin projektin tonë.” Ucar është i bindur se myslimanët në Gjermani do ta ndihmojnë atë me fonde dhe theksoi se fondacioni nuk do të marrë financime nga jashtë Gjermanisë. /dw/