Bursa që e gjeti vendin
Një shok i imi erdhi në fondacionin tonë dhe m`u drejtua duke thënë: Dëgjova që po mblidhni para për t`u dhënë bursë nxënësve dhe dua që edhe unë të mbuloj shpenximet e një nxënësi për çdo muaj.
E pranova propozimin e tij me shumë knaqësi, sepse me gjithë sforcimet tona, mund t`i jepnim ndihmë vetëm pak nxënësve që aplikonin tek ne.
Dua që nxënësi që do t`i jepni paratë e mia, të mos më njohë , vazhdoi shoku im. As unë nuk dua ta di se kush është ai.
Ky njeri kaq i ndjeshëm, po vinte një kusht të tillë për të mos e vënë në pozitë të vështirë nxënësin që do t`i jepte bursë dhe për të mos u krenuar ai vetë me këtë nder që po bënte.Kur e garantova për këtë, nxori nga xhepi një zarf plot me para dhe i la mbi tavolinë. Sapo e përcolla shokun tim, në zyrë hyri një i ri rreth tetëmbdhjetave. Nga çdo sjellje e tij kuptohej se ishte i turpshëm.
E ula atë në kolltukun pranë meje dhe u mundova ta qetësoja. Ishte djali i vetëm i një familjeje të varfër, sapo kishte filluar studimet në univerzitetet dhe fatkeqsisht siç e mora me mend, vuante nga veshkat. Prandaj dhe kishte nevojë për ndihmë, gjë që e shpjegoi me shumë mundim.
Mos ki merak!- i thashë duke i zgjatur zarfin mbi tavolinë, që mendova se ishte lënë për të.
U çudit shumë kur pa se sa shpejt i erdhi bursa në duar dhe nuk diti ç`të thoshte. Duke u munduar t`i fshihte nga unë sytë që shndrisnin nga gëzimi, mori zarfin dhe e vendosi në xhepin e brendshëm të xhaketës që mbante veshur.
I çoja në vend zarfat që dërgonte shoku im dhe mezi prisja të vinte fillimi i muajit për të përjetuar sërisht atë tablo gëzimi, dhe në rastet kur nuk mundej të vinte vetë , ia dërgoja me një shok të të njejtit fakultet.
Klaoi një vit. Edhe shoku im ishte i sigurt se bamirësia që bënte ishte e pranueshme nga pala tjetër. Porse nje ditë, kur isha shumë i mërzitur, e pashë në xhami. Edhe unë ty po të këkroja më tha shoku. Dje në mëngjes mu prishën përnjëherë punët, prandaj dhe nuk do të mund të jap më bursë.
Nuk mund t`i besoja atyre që dëgjoja dhe nuk dija ç`të thosha.
All-llahu qoft i kënaqur prej teje, o vëlla! I thashë duke i vënë dorën në sup. Në fakt nuk ka nevojë për ato para. Namazi i xhenazes që falëm pak më parë , ishte i nxënësit që i jepje bursë. Tashmë atij i mjafton një lutje e sinqertë.