Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shkup, hapet xhamia e ‘Mustafa Pashës’ Sat 30 Jul 2011 - 10:18 | |
| Vetëm[color:ed8e=rgb(23, 0, 0)] dy ditë para fillimit të Muajit të bekuar të Ramazanit ndërsa pas 5 viteve rikonstruim, qindra besimtarë myslimanë sërish filluan faljen e namazit në xhaminë Mustafa Pasha në Kala të Shkupit.
Me faljen e namazit të xhumasë edhe solemnisht u lëshua në përdorim kjo xhami, ndërsa finalizimi i punimeve ndërtimore erdhi falë angazhimit të Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Administratës turke për bashkëpunim dhe zhvillim TIKA të cilat financuan këtë monument. Delegacioni nga Turqia në përbërje të zv/kryeministrit Bekir Bozdag dhe kryetarit të Bashkësisë islame të Turqisë Mehmet Gormez uruan hapjen e xhamisë duke shtuar se ky rast dëshmon se Turqia dhe Maqedonia kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira ndërfetare.
“Dua të theksojë se ne sot nuk jemi këtu vetëm për të hapur një xhami e cila paraprakisht është rikonstruar, por jemi këtu për të dëshmuar historinë vëllazërore 500 vjeçare.. Sot kur në Bashkimin Europian, në vendet evropiane veç më disa liderë politik shprehen se marrëdhëniet multikulturore, multietnike, multifetare nuk po funksionojnë, unë do të thoja se sot me këtë rast, me xhmainë “Mustafa Pasha” dëshmojmë se ekzistojmë dhe do të ekzistojmë, dhe kemi marrëdhënie të mira si ndërfetare po edhe ndëretnike”, tha Mehmet Gormez, kryetar i Bashkësisë Islame të Turqisë.
Pas 5 ramazaneve besimtaret nga e diela do të mund ti kthehen faljes së Taravive në Xhaminë e Mustafa Pashës. Me këtë rast zv kryeministri turk Bekir Bozdag gjithë besimtarëve mysliman në Maqedoni u’a uroi fillimin e Muajit të Bekuar të Ramazanit.
“Çdo punë e bukur e përjetuar në Shkup për ne paraqet kënaqësi të veçantë sikurse e njejta të është bërë në Ankara. Xhamia e Mustafa Pashës është një nga shenjat e ekzistimit tonë në këto troje. Edhe pse kohë pas kohe kishte pengesa, lidhjet tona mes zemrave tona nuk u ndërprenë asnjëherë. Dashuria jonë vëllazërore që është e ndarë mes popullit të Maqedonisë dhe Turqisë nuk ka kufij, dhe këto kufij nuk mundtë na i vendosë askush”, tha Bekir Bozdag, zv kryeministër i Turqisë.
Xhamia Mustafa Pasha është ndërtuar nga fundi i shekullit të 15, në vitin 1492 nga ana e Mustafa Pashës ndërsa në tërmetin e vitit 1963 në Shkup pësoi dëmtime të mëdha pas çka u rikonstrua pjesërisht dhe u hap për besimtarët. Thuhet ne po në këtë xhami gjendet edhe varri i vajzës së Mustafa Pashës, Ummu Hatunit.
Melihate Rustemi | |
|