Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Dubai: Hapet xhamia më e madhe në Emirate Tue 9 Aug 2011 - 13:33 | |
| Xhamia më e madhe në Dubai është hapur me 28 korrik dhe e njëjta mund të pranoj dy mijë besimtarë. Ceremonia e hapjes së xhamisë Al-Faruk dhe qendrës islamike është bërë ditën e xhuma.
Kompleksi i xhamisë shtrihet në një hapësirë prej 8700 metrave katror, ndërsa frymëzimi vjen nga xhamia e sulltan Ahmedit (xhamia e kaltër) në Stamboll. Vetëm xhamia shtrihet në një hapësirë prej 4200 metrave katrorë.
Vakëflënës i xhamisë është Haled el-Habtur, nga Dubai. Për herë të parë xhamia është ndërtuar në vitin 1988, ndërsa zgjerimi i saj u bë në vitin 2000. Këtë viti ajo u zgjerua edhe më shumë, për t’u bërë xhamia më e madhe në Emirate. Xhamia gjendet në krahinën El-Safa.
Arkitektura e xhamisë është një përzierje e stilit otoman dhe andaluzian. Xhamia e kaltër në Dubai ka një bibliotekë me katër mijë tituj, një sallë të madhe për dialog e cila do ta mirëpres dialogun ndërfetarë në mënyrë që të arrihet një mirëkuptim mes besimeve.
(Breziiri) | |
|