Dubai ka hapur të hënën restorantin “Burj Khalifa” në një lartësi
prej 422 metrash, i vlerësuar po ashtu si “më i larti i botës”.
Atmosfera në restorantin në katin e 122-të të ndërtesës 828 metra
të lartë është “një prej më luksozët për të drejtuar dhe një eksperiencë
e paparë në botë”, cilësoi “Emaar Hispitality Group”, një degë e
kompanisë së ndërtimtarisë “Emaar”.
Dy kate nën kullën e vëzhgimit të ndërtesës, “restoranti më i lartë i
botës” mund të presë “më shumë se 210 mysafirë dhe përbëhet nga një hol
i gjerë pranimi, një sallë e madhe për dreka, dhoma private për darka
dhe stacionet e hapura të zierje zierjes”.
Përveç apartamenteve, zyrave dhe hotelit të nënshkruar me dizajnet e
kreatorit të famshëm të modës, Giorgio Armani, ndërtesa ka një kuvertë
vëzhgimi në katin e 124-të, të hapur për vizitorë me një kosto prej 27
dollarësh.
Projekti kushtoi 1.5 miliard dollar. E në restorantin “Atmosphere”, një filxhan kafe kushton hiç më pak se 8 dollarë.