Myslimanët të cilët jetojnë në katin e 80 të Burxh Halifes në Dubai
duhet të çelin iftar dy ose tre minuta më vonë sepse perëndimin e
diellit e shohin më vonë, deklaroi Departamenti për çështje fetare i
Dubait.
Këta banorë gjithashtu fillojnë edhe agjërimin dy minuta më herët
prej atyre që jetojnë në katet më poshtë, sepse tek ata dielli lind më
herët, thuhet në fetvanë e dhënë nga Departamenti për çështje fetare.
“Banorët e Burxh Halifes kanë një kohë të ndryshme të çeljes së iftarit dhe kohëve të namazit, në varësi të kateve ku jetojnë”,
thuhet në fetavanë e Ahmed el-Hadadit, përgjegjës për çështje fetare .
Ai thotë se myslimanët që jetojnë në katet 80-150 të kësaj ndërtese që
është e lartë 826 duhet të vazhdojnë iftarin dy minuta. Ndërsa ata që
jeton në katet 151-160 do të çelin iftar tre minuta më vonë.
Gjithashtu myslimanët që jetojnë në katet e fundit do ta falin edhe
akshamin dhe jacinë dy minuta më vonë, ndërsa namazin e sabahut do ta
falin 2 minuta më herët. Ky dallim në kohët e namazit për banorët që
jetojnë në këtë ndërtesë 160 katërshe është për shkak se në ato kate
dielli perëndon më vonë, ndërsa lindjen e diellit e shohin më herët.,
thuhet në fetvanë e lëshuar nga departamenti i çështjeve fetare.
(Breziiri)