Muaj i Ramazanit është i njohur si muaj i agjërimit,e më së shumti me fjalën agjërim kuptohet të ndaluarit nga të ngrënit, të pirit dhe nga marrëdhëniet intime,ky është definicioni i saktë i agjërimit në aspektin e legjislacionit Islam, por ne, me lejen e Allahut xh.sh, do ta kuptojmë më ndryshe.
Muaj i Ramazanit nuk do të thotë vetëm ndalim nga të ushqyerit dhe nga marrëdhëniet intime, sepse kjo është një pjesë e agjërimit, por nuk është krejt ajo që agjërimi ngërthen në vete, kjo kuptohet nga shumë thënie të Pejgamberit s.a.v.s në të cilat tërhiqet vërejtja se nga shumë prej agjëruesve nuk mbetet asgjë më shumë se uria dhe etja, e si ndodhë kjo…
Kjo ndodhë sepse agjëruesi gjatë këtij muaji e realizon vetëm një nga anët e agjërimit e për të cilën Allahu xh,sh më së paku ka nevojë që ti të stoposh vetën nga ngrënia dhe pirja, ndërsa e harron anën tjetër , e
harron agjërimin e gjymtyrëve të trupit, e harron agjërimin e zemrës dhe të shpirtit.
Pra, eja që së bashku këtë muaj të agjërimit ta agjërojmë më ndryshe, eja që së bashku këtë muaj të agjërojmë me
Sy, duke mos shikuar në asgjë që do ta hidhëronte Allahun xh,sh, eja që këtë muaj të shikojmë vetë ato gjëra që na janë lejuar për shikim e të cilat e kënaqin Allahun xh,sh, eja që në këtë muaj të meditojmë në krijesat e Allahut,sepse një çast meditim është më i vlefshëm tek Allahu xh,sh se mira muaj adhurim.
Gojë, eja që së bashku këtë muaj të ndalojmë nga të sharat dhe fyerjet ndaj të tjerëve, eja që këtë muaj të ndalojmë nga përgojimi dhe nënçmimi, nga shpifjet dhe gënjeshtrat, eja që këtë muaj, gjuha jonë të jetë e njomur nga përmendja e Allahut, dhe nga përshëndetjet mbi të Dërguarin e tij.
Duar, eja që së bashku këtë muaj ta e ndalojmë vetën nga marrja e haramit, nga marrja e pasurisë së të tjerëve pa të drejtë, nga marrja e hakut të huaj, e nëse më parë ka ndodhur kjo, atëherë ktheje para fillimit të agjërimit, ktheje në mënyre që në këtë muaj të jesh i pastër, në mënyre që këtë muaj të mos e vësh në pikëpyetje agjërimin tënd dhe mirësitë e tij për disa qindarka të pa vlera të kësaj dynjaje, eja që këtë muaj duart tona të jenë të lira në dhënien e zeqatit,lëmoshës dhe ushqimit për të varfëritë, eja që duart tona të jenë në shërbim të vëllezërve tanë nëse dom që Allahu të jetë i kënaqur dhe në shërbim tënd.
Pra,eja që kështu të agjërojmë me të tërë trupin sepse nëse do të ishte agjërimi vetëm nga ngrënia dhe prija, atëherë Allahu me mëshirën e Tij, do ta llogariste si agjërim mos ngrënien tonë natën, por e bëri atë ditën në mënyre që ty të te sprovoje dhe gjymtyrët tuaja t’i sprovojë e për të cilat prapë ti do të përgjigjesh..!?
Kështu do ta kuptojmë këtë vit muajin e agjërimit dhe kështu do të veprojmë që të vazhdojmë më pas për tërë jetën tonë, për të vazhduar më pas vetëm duke e kënaqur Allahun xh,sh derisa të mos praktikohet edhe për ne citati që u zbrit për Sahabët’’ Allahu që i kënaqur me ta, e edhe ata me Allahun’’.
Mirësjellja me Allahun xh.sh…
Nga të kuptuarit më ndryshe është edhe edukata, mirësjellja me Allahun xh.sh, e si…!!??
Nga edukata me Allahun xh,sh në këtë muaj është durimi,durimi në
punë, shtëpi,rrugë,me veturë, këmbë, në treg, në dyqan e kudo gjetkë që
ndodhesh, mos u bëjë i pa edukatë me Allahun duke u bërë nervoz, duke u
bërë agresivë, duke u bërë dembel, duke u bërë i vrazhdë e në fund të e
fajësosh agjërimin, sepse ti kështu ke fajësuar Allahun xh,sh pasi që Ai
është që e bëri obligim agjërimin, e bëri at obligim dhe mëshirë, e jo
vrazhdësi dhe naivitet, e bëri at falje të gjynaheve dhe jo shtimë të
tyre, e bëri at lirim prej zjarrit dhe jo nxitim drejt tij.
Prandaj nëse dikush të bënë keq, thuaj ashtu siç të mësoje Pejgamberi
s.a.v.s. të thuash, thuaj’’ Unë jam prej agjëruesve, unë jam prej
agjëruesve’’.
Mos u bëjë i pa edukatë e të e kalosh këtë muaj në gjumë,me
dembellëk, me përtaci, por kujtoje Pejgamberin s,a,v,s dhe shokët e tij
se sa luftëra zhvilluan në këtë muaj,kujtoje Imam Shafiun r,a i cili e
përfundonte leximin e Kuranit në ramazan çdo ditë, e një herë ne Qabe e
përfundoi atë në vetëm dy rekate,kujtoje Imam Ebu Hanifen, i cili e
përfundonte leximin e Kuranit në tre ditë, kujtojë këto shëmbëlltyra të
Islamit,e di se do të më thuash se me dinamiken e kësaj kohe është e pa
mundur kjo, por a thua vallë, është e pa mundur në dhjetë ditë,në
pesëmbëdhjetë ditë, në tërë muajin a thua së paku një herë është e
pamundur..!?
Mos u bëjë i pa sjellshëm, por kujtoje Allahun xh,sh i cili të shikon
dhe krenohet me ty në prani të melaikeve duke u thënë se ja robi im,
për mua po e lenë ushqimin dhe pirjen për të cilat më së shumti ka
nevojë, e ti, ndoshta do të flesh deri në kohën e ikindis, apo ndoshta
do ta kalosh kohën duke shikuar telenovelat, të cilat i kanë stërmbushur
ekranet televizive, apo ndoshta duke lexuar gjëra të kota vetë sa për
të kaluar kohën..
Jo, assesi mos e lejo këtë, mos lejo që kur të shikoj Allahu drejt
teje të jesh i pa përgatitur, mos lejo që këtë muaj melaiket të
shkruajnë diç me të cilën hidhërohet Allahu xh,sh.
Nëse të është vështirësuar dita, puna, mësimi, kujdesi për shtëpi,
përgatitja e ushqimit, kujtoje se Allahu me këtë vështirësi është duke i
shkundur nga ti mëkatet tuaja, prandaj ji i lumtur, krenar, bëjë durim
sepse nëse do të ishte kaq e lehtë hyrja në xhenet nga dera e
agjëruesve, nga dera rejan, do të hynin që të gjithë, por kjo është ajo
që thamë se shumë prej agjëruesve nuk u mbetet nga agjërimi asgjë përveç
urisë dhe etjes.
Ramazani, muaj i Kuranit…
Ramazani është muaj në të cilin filloi zbritja e Kuranit, prandaj
është e natyrshme që ky muaj të quhet edhe muaj i Kuranit, muaj në të
cilin së paku një herë duhet të e përfundojmë leximin e tij, kujtoje
shpërblimin e madh, kujtoje fjalën e të Dërguarit s,a,v,s që thotë se
për një shkronjë dhjetë shpërblime, e në ramazan shpërblimi është
shtatëdhjetë herë më i madh, andaj për një Elif,Lam,Mim, të lexuar do të
kesh së paku dymijë e njëqind shpërblime, a thua vallë, sa do të kemi
për tërë Kuranin, e mos harro se Allahu kujt të donë ia shumëfishon
pafundësisht.
Allahu xh.sh na ndihmoftë që këtij muaji të madhërishëm, këtij muaji
të shenjtë, këtij muaji të mëshirës, begatisë, mirësisë të ia japim
hakun ashtu siç e meriton, ashtu siç ia jepte Resulullahu s,a,v,s dhe
shokët e tij, ashtu si do të ishte i kënaqur me ne Allahu xh,sh, ashtu
siç kërkohet që të fitojmë të drejtën për të hyrë në xhenet nga dera e
agjëruesve, nga dera e rejanit, ashtu siç kërkohet që në dhjetëshen e
parë të fitojmë mëshirën e Allahut xh,sh, në mesin e tij të e arrijmë
faljen e Allahut, e në të fundit të jemi prej të liruarve nga zjarri i
xhehenemit.
Allahumme amin, amin, amin
Përgatiti: Artan Musliu