Një njeri kishte parë ëndërr duke ikur nga luani.
Njeriu u ngjit në një pemë dhe u ul në një degë. Duke shikuar poshtë e pa luanin duke e pritur. Pastaj vërejti dy minj të mëdhenj duke e brejtur degën ku ishte ulur. Njëri mi ishte i zi e tjetri i bardhë. Dukej sikur dega së shpejti do të bie në tokë.
Njeriu i frikësuar përsëri shikoi poshtë dhe pa një gjarpër të zi me gojë të hapur dhe iu duk që do të bie në të. Shikoi mbi dhe pa një degë të hollë me hoje mjalti. Pikat e mjaltit pikonin nga hojet. Filloi të shijojë së pari një pikë mjalti e cila ishte shumë e ëmbël. Pastaj filloi ta shijojë edhe më tepër saqë humbi në ëmbëlsirën e mjaltit. Kështu i harroi minjtë, gjarprin dhe luanin.
Posa u zgjua nga gjumi shkoi te një i urtë që t’ia komentojë ëndrrën.
Ai i tha: – Luanin që e ke parë është vdekja. Vazhdimisht të përcjell dhe vjen pas teje. Dy minjtë, i bardhi dhe i ziu paraqesin ditën dhe natën. Ata rrotullohen njëra pas tjetrës duke ngrënë kohën tënde dhe ta afrojnë vdekjen. Gjarpri i zi me gojë të hapur është varri që të pret. Hojet e mjaltit janë kjo botë, ndërsa mjalti i ëmbël është kënaqësia e kësaj bote.
Ne dëshirojmë ta shijojmë ëmbëlsirën ë kënaqësive të kësaj botë sa më shumë. Por, ndërkohë humbasim në këto kënaqësi, kështu që harrojmë kohën tonë, vdekjen dhe fundin tonë.